Autor: Imam Lalekai

Burimi: Keramatul eulija li Lalekai, (132).

Transmetohet nga Ebu Kilabe – Allahu e mëshiroftë – se ka thënë:

Isha në një shoqëri në Sham dhe dëgjova një burrë duke thënë: “Mjerë për të nga zjarri!” Shkova tek ai, kur ç'të shihja! Ishte një burrë me duar të prera deri tek supet, këmbët e prera, i verbër dhe i përmbysur me fytyrë përtokë.

I thashë: “Çfarë të ka gjetur o robi Allahut?”

Tha: “Isha prej atyre që u futën tek shtëpia e Uthmanit, kur iu afrova, doli gruaja e tij. Unë ju ktheva asaj dhe e godita me shuplakë. Atëherë Uthmani më vështroi dhe tha:

“Allahu ti marrtë duart, këmbët, të verboftë dhe të fustë në Zjarrin e Xhehenemit.”

Më zuri një frikë e madhe dhe dola menjëherë duke dashur të shpëtoj nga du’aja e tij. Por kur arrita në këtë vend, natën më erdhi dikush dhe më bëri kështu siç më sheh. Padyshim që Allahu iu përgjigj atij dhe tani nuk ka mbetur (gjë tjetër) nga du’aja e tij veçse Zjarri.”

Atëherë Ebu Kilabe tha: “Mendova ta shtyp me këmbë, pastaj thashë, larg nga ty, larg.”

Përktheu: Muhamed Kallashi