Autor: Shemsuddin el-Kurtubij (671 h.)

Burimi: el-Xhamiu li Ahkamil Kuran, 6/10

 

 

Memuni, i cili ishte emir në atë kohë, kishte mbledhje dhe në mesin e të pranishme kishte ardhur një Jehudi i veshur me rroba të bukura, ishte i pashëm dhe i vinte erë e mirë. Ky Jehudi foli fjalë të matura e të zgjedhura në atë mbledhje. Kur u mbyll takimi, Memuni e thërriti e i tha:

 

“A Jehudi je ti? – i tha Memuni.

 “Po! – i tha Jehudiu.

“Bëhu Musliman që unë të të jap këtë post dhe ta jap fjalën që do ta bëj këtë ” – i tha Memuni.

“Unë jam në fenë time dhe të etërve të mi” – tha Jehudi dhe u largua.

 

Erdhi Jehudiu pas një viti dhe ishte bërë Musliman, ai foli për fikh dhe foli shumë mirë. Pasi që mbaroi mbledhja, Memuni e thirri dhe i tha:

“A nuk je ti shoku ynë i djeshëm?”

“Po!” – tha ai.

“Cili ishte shkaku që u bëre Musliman” – i tha Memuni.

 

Ai tha: “U largova që këtu dhe desha që t’i vë në provë këto fe. Dhe ti siç më sheh se unë shkruaj bukur. E kapa Teuratin dhe shkrova tre kopje me dorën time, aty shtova dhe pakësova gjëra gjatë shkrimit. E futa në faltore dhe e shita. Pastaj, iu qasa Inxhilit dhe e kopjova duke shkruar tre kopje ku shtova e pakësova prej tij dhe e futa në faltore, dhe e shita. Pastaj, nisa me Kuranin dhe e kopjova duke shkruar kopje ku shtova e pakësova prej tij dhe e futa te shkruesit e tjerë që kopjonin librat. Kështu, ata e shfletuan atë dhe kur panë aty se kishte shtesa dhe mangësi, e hodhën atë dhe nuk e blen atë. Si rrjedhojë, mësova se ky libër është i ruajtur dhe ky qe shkaku që unë u bëra Musliman.”

 

Përktheu: Jeton Shasivari