Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/987

Nuk ngrihet Islami vetëm se me Sunnet dhe nuk ngrihet Sunneti vetëm se me Islam. Ai i cili pretendon Islamin dhe nuk punon me Sunnet, d.m.th me rrugën e Pejgamberit – sal-lAllahu alehi ue sel-lem –, ky nuk është Musliman (me besim te plotë, sh.p). Dhe ai i cili e di Sunnetin dhe nuk i nënshtrohet Allahut, nuk është Musliman (me besim te plotë). Edhe nëse e njeh Sunnetin. Pra, duhet patjetër të bashkosh mes të dyjave (Islamit dhe Sunnetit), të bashkosh mes të dyjave, përderisa çështja është e tillë. Dhe me të vërtetë Islami është Sunnet dhe Sunneti është Islam.

Sunneti është disa lloje, Sunneti është disa lloje. (Sunneti) filloi me detaje – së pari në mënyrë të përgjithshme – pastaj filloi me detaje. Prej Sunnetit është kapja për xhemati, xhematit të Muslimanëve. Dhe këtu (me fjalën) “xhemat” kihet për qëllim xhemati i Muslimanëve të cilët janë në hak. Ndërsa xhematet që nuk janë në hak, këta nuk quhen xhemat! Çdo xhemat që bashkohet në devijimin e tij, apo në një menhexh që e kundërshton Islamin, apo në një rrugë që e kundërshton Islamin, atëherë ky nuk quhet xhemat. Xhemati që kihet për qëllim këtu është: “Ata që janë pasues të hakut!” Dhe nuk është e domosdoshme që ata të jenë të shumtë! Madje, edhe në qoftë se është një njëri i vetëm në hak, ai quhet xhemati. Pra, xhemati është kapja për haku, qofshin pak apo shumë pasuesit e tij. Ti kapesh për haku! Ky është xhemati. Dhe mos e kundërshto xhematin i cili është në hak, por ji me ta në hak.

(Fjala) “Dhe mos u largo nga xhemati,” pra, kapjen për xhemati, d.m.th të mos ndahesh prej tij dhe ta kundërshtosh atë.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Servet Mata