Autor: el-Alame, Salih Ibn Feuzan el-Feuzan


Ky grup është i vetmi që është i ruajtur nga devijimi. Emrat dhe veçoritë e ndryshme të tij duhet të mësohen në mënyrë që t’i ndiqni. Ai grup ka emra madhështorë që e dallojnë nga sektet e tjera, dhe emrat dhe veçoritë më të rëndësishme të tij janë:

Firkatun-Nexhije (Grupi i Shpëtuar), Tajfetul-Mensurah (Grupi Ngadhënjimtar) dheEhlus-Sunneh uel-Xhema’ah (Njerëzit e Sunetit dhe Xhematit). Kuptimi i tyre është si më poshtë:

Sa i përket emrit Firkatun-Nexhije, ata janë njerëzit që janë të shpëtuar nga Zjarri i Xhehenemit, ngase Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Të gjitha (grupet) do të jenë në Zjarr përveç njërit.” Kjo do të thotë se ata nuk janë në Zjarr.

Ata ndjekin Librin e Allahut dhe Sunetin e Pejgamberit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe të parët e tyre ishin Muhaxhirët dhe Ensarët, për të cilët Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ata që ndjekin atë që ndjek unë sot dhe shokët e mi.” Janë poashtu edhe ata që ndoqën rrugën e Muhaxhirëve dhe Ensarëve, për të cilët Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ata që ndjekin atë që ndjek unë sot dhe shokët e mi.

Njerëzit e tyre janë Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah (Njerëzit e Sunetit dhe Xhematit). Ata dallohen nga dy veçori madhështore:

1. Ata janë të kapur fort pas Sunetit të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), saqë mu ata janë njerëzit e Sunetit. Kurse sektet e tjera kapen fort pas epsheve dhe tekave të tyre dhe nuk i atribuohen Sunetit, por i atribuohen bidatit dhe devijimit, ashtu si Kaderitë dhe Murrxhi’at, ose ata i atribuohen themeluesit të sekteve, sikurse Xhehmitë, ose ata i atribuohen veprave të tyre të shëmtuara, sikurse janë Rafidat dhe Khauarixhët.

2. Veçoria e dytë është: se ata janë njerëzit e Xhematit. Ata janë të bashkuar me njëri-tjetrin në Hak (tek e Vërteta) dhe jo në Teferruk (në ndarje e përçarje). Kurse sektet e tjera nuk bashkohen në Hak, por ata ndjekin vetëm epshet dhe tekat e tyre.

Ata janë Tajfetul-Mensurah (Grupi Ngadhënjimtar) deri në Ditën e Kjametit, sepse ata i japin ngadhënjim Fesë së Allahut dhe Allahu u jep atyre ngadhënjim. Allahu i Lartësuar ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تَنْصُرُوا اللَّهَ يَنْصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ (٧)

Nëse ju e ndihmoni Allahun (d.m.th. nëse ndihmoni Çështjen e Tij), Ai do t’ju ndihmojë juve dhe do t’ju bëjë që të qëndroni fuqishëm me këmbët tuaja.” [Muhamed, 7]

Sikurse ka thënë edhe Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Ata që i braktisin nuk kanë për t’i dëmtuar, derisa të vijë Urdhëri i Allahut Tebarake ue Te’ala.

Përktheu Alban Malaj