Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: el-Exhuibetul-Mufijde ‘anil-Es’iletil-Menahixhul-Xhedijde fq. 103-105


Pyetje: A mund të konsiderohet hizbi ai i cili e quan veten Selefij?

Përgjigje: Nuk ka ndonjë gjë të keqe kur e quan veten Selefij, kur kjo është e vërtetë. Megjithatë, nëse ky është veç një pretendim, atëherë nuk lejohet ta quash veten Selefij, ndërkohë që robi është në një menhexh tjetër në vend të menhexhit të Selefëve.

Esh’aritë për shembull thonë “Ne jemi Ehli-Suneti dhe Xhemati” mirëpo kjo nuk është e saktë, ngase ata janë në në një menhexh tjetër nga ai i Ehli-Sunetit dhe Xhematit. E njëjta gjë si me Mu’tezilët që i quajnë vetet e tyre “Mu`uahidinë” (d.m.th. njerëzit e Teuhidit).

Të gjithë pretendojnë se e duan Lejlën,
mirëpo Lejla nuk do asnjërin prej tyre!

Kështu që, kush pretendon se është (me të vërtetë) në medh’hebin e Ehli-Sunetit dhe Xhematit, atëherë ai ndjek rrugën e Ehli-Sunetit dhe Xhematit dhe i braktis Kundërshtarët (e kësaj rruge). Mirëpo, nëse ai kërkon të bashkojë hardhucën me peshkun – siç thonë – domethënë, të bashkojnë një gjallesë që rri në tokë me një gjallesë uji, atëherë kjo është e pamundur. Ose që të bashkojnë në një enë zjarrin me ujin. Prandaj, Ehli-Suneti dhe Xhemati nuk pajtohen me medh’hebin e atyre që i kundërshtojnë, siç janë Khauarixhët, Mu’tezilët apo Hizbijinët të cilët i quajnë vetet e tyre Muslimanët e Sotëm, siç bën ai që do të bashkojë gabimet dhe devijimet e bashkëkohësve me menhexhin e Selefëve. Mirëpo “pjesa e fundit e këtij Umeti nuk ka për t’u rregulluar përveç se me atë që u rregullua pjesa e parë e tij”. Çështja është se duhet pajtetër t’i peshojmë gjërat dhe të bëjmë ndarje mes tyre.”

 

 

Përktheu Alban Malaj