Autor: Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: Sahab.net

Thotë ky pyetës: Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullah, Allahu na faltë neve dhe ju o Shejkhu ynë. Ne i atribohemi Selefizmit, por vjen dikush e thotë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk tha “Unë jam Selefij”! Atëherë çfarë t’i themi atij?

Përgjigje: Ue ‘alejkumus-selamu ue rahmetullahi ue barakatuhu. Kujt i atribohet i Dërguari? Ne i atribohemi Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe rrugës së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Është e çuditshme se si vjen njeriu dhe thotë të tillë fjalë.

Ti o vëlla, nëse të thonë kush janë Selefët (pararendësit) tuaj? (Thuaj) Selefët tanë të Mirë janë Sahabët e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Çdo Pejgamber (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është Selef i Shokëve të tij dhe ata janë pasues të tij (radij-Allahu Te’ala ‘anhum) dhe ata janë Selefët tanë, kurse ne jemi pasues të tyre.

Ata të cilët ngushtohen nga fjala Selefizëm, nga fjala “Rruga Selefijeh”, nga fjala “Daveti Selefij” dhe nga cilësimi me Selefizmin... kush ngushtohet nga këto fjalë pos bidatçiut ose atij që ka sëmundje në zemrën e tij? Ai do t’i kënaqë që të gjithë (sektet dhe grupacionet).

Shejkhul-Islam (Ibn Tejmijeh) ka kumtuar ixhmanë për obligueshmërinë e pranimit të këtij cilësimi dhe ai – Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të – thotë, sikurse gjendet në Mexhmu’ul-Fetaua:

لا عيب على من أظهر مذهب السلف وانتسب إليه أو اعتزى إليه، بل يجب قبول ذلك منه بالاتفاق فإن مذهب السلف لا يكون إلَّا حقًّا...

“Nuk është turp për atë që shfaq medh`hebin e Selefëve dhe cilësohet me atë apo krenohet me të, madje është obligim pranimi i cilësimit të tij me pajtueshmëri (ittifak), ngase s’ka dyshim që medh`hebi i Selefëve është veçse i vërtetë...”

Dhe këtë pajtueshmëri e ka kumtuar Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh – Allahu pastë mëshirë për të – për obligueshmërinë e pranimit të këtij cilësimi, ky cilësim fisnik. Dhe kjo është e mjaftueshme për ty.

E kur vjen vala e Allahut rrënohet fortesa.

Kurse të pamendëve mos ua vini veshin.

Përktheu: Alban Malaj