Autor: Ibën Kajim el-Xheuzije

Burimi: Medarixhu Salikin, 2/493

 

 

Kush të orienton në diçka tjetër përveç se (me transmetimet që janë në hadithet e Pejgamberit) “akhberena – na ka lajmëruar” [1] dhe “hadethena – na ka treguar,” veçse të ka drejtuar ose në iluzionet e Sufijve, ose në analogjinë filozofike, ose në mendimin personal të dikujt. Pra, nuk ka pas kuranit dhe mbas “akhberana,” dhe “hadethena” (sunetit) veçse dyshime të mutekeliminëve [2], mendime të devijuarve, iluzione te Sufijve dhe analogjisë së filozofëve [3].

 

Kush e braktis argumentin veçse e ka humbur rrugën e drejtë, nuk ka argument për tek Allahu dhe për në Xhenet veç Librit (Kuranit) dhe Sunetit. Çdo rrugë që nuk shoqërohet me argumentin e Kuranit dhe Sunetit, është prej rrugëve të Xhehenemit dhe të shejtanit të mallkuar.

 

Fundnotat:

[Shënim i përkthyesit]:

[1] Shejkh Albani – Allahu e mëshiroftë – thotë: “Ai që e dëgjon hadithin direkt nga shejkhu, thotë “hadethena,” ndërsa nëse shejkhu nuk ia ka përcjellë atij gojarisht, por i ka dërguar libër, në këtë rast, transmetuesi për të qenë i përpiktë në shprehje, thotë “akhberana.”

Burimi: Fetaua Xhideh, kaseta 34.

 

[2] Shejkh ibën Uthejmin – Allahu e mëshiroftë – thotë: “Mutekeliminët janë ata që besimin e tyre e bazojnë në logjikë, e jo në transmetime (Kuran dhe Sunet).”

Për më shumë lexo këtu: http://selefi.org/index.php/sektet/60-mutezilet/1745-kush-jane-ehlul-kelami-mutekelimunet-dhe-filozofet-shejkh-ibn-uthejmin

 

[3] Shejkh ibën Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë: “Filozofët janë ata që përfaqësojnë besimin e trashëguar nga filozofët e Greqisë së Lashtë dhe Persisë.”

Për më shumë lexo në linkun më sipër.

 

 

Përktheu: Muhamed Kallashi