Autor:  Shejkh ‘Abdul-‘Aziz bin ‘Abdullah bin Baz

Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneu’ia, vëll.7, fq. 363.

           

 

Më gëzon fakti që t’ju njoftoj, se hadithet që kanë të bëjnë me fitnet dhe me paralajmërimin kundër tyre, dijetarët i interpretojnë dhe i shpjegojnë këto hadithe për ato fitne që nuk dihet se kush është në të vërtetën dhe kush është në të kotën. Andaj, në këto fitne, ajo që është e ligjëruar për besimtarin është, që të ruhet prej tyre. Pikërisht, këto janë ato fitne që pati për qëllim Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – kur tha se:

 

الْقَاعِدُ فِيهَا خَيْرٌ مِنْ الْقَائِم ، وَالْمَاشِي فِيهَا خَيْرٌ مِنْ السَّاعِي

“Ai që rri ulur (në kohë fitnesh), është më i mirë se ai që është në këmbë, ndërsa ai që ecën në fitne është më i mirë se ai që nxiton.”

Siç vazhdon hadithi.

 

Ama fitnet në të cilat dallohet ai që është në të vërtetën nga ai që është në të kotën, dhe i padrejti nga ai që i është bërë padrejtësi, këto fitne nuk futen tek hadithet e përmendura. Përkundrazi, argumentet sheriatike nga Libri i Allahut dhe Suneti, tregojnë për obligimin e dhënies së ndihmës atij që është në të vërtetën dhe që i është bërë padrejtësi, ndaj atij që i ka tejkaluar kufijtë dhe që është zullumqar.

 

Përktheu: Altin Dallashi