Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij
Burimi: Khutuuratul-Kedhibi ue Athaaruhu es-Sejji`eh ue Meukiful-Islami minh.
“Këshilla ime për ju është që të studioni. Nëse u fol për ndonjë person, studiojeni çështjen e tij, merrini fjalët e kritikuesve, kuptojini ato dhe sigurohuni për vërtetësinë e tyre. Kur ato të bëhen të qarta për ju, atëherë njeriu duhet të gjykojë duke u nisur nga ndërgjegjja dhe bindja e jo duke bërë imitim të verbër për këtë apo për atë person dhe as duke qenë fanatik për këtë apo për atë person. Lërini personat, filanin dhe fistekun, këtë merreni si parim dhe përcilluani kundërshtarëve që ta kuptojnë realitetin, vetëm kaq; si dhe që të njohin të vërtetën dhe t’i nxjerrin vetet e tyre nga tufa e fanatikëve të së pavërtetës.
Unë nuk jam i kënaqur me asnjë që tregohet fanatik për mua, kurrë!
Nëse gaboj, ai që e ka kapur gabimin tim le të më thotë gabove - Allahu u begatoftë! – dhe të mos jetë fanatik për askënd, as për këtë as për atë person, të mos jetë fanatik as për gabimin e Ibën Tejmijes, as për Ibën ‘Abdul-Uehhabin, as për Ahmed Ibën Hanbelin, as për Shafiun dhe as për dikë tjetër, porse entuziazmi i tij duhet të jetë për hakun, respekti i tij duhet të jetë për hakun, si dhe duhet ta urrejë gabimin dhe duhet ta urrejë të pavërtetën.”
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj