Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: el-Mexhmu’u err-Rra`ik minel-Uasaja uez-Zuhdijat uerr-Rraka`ik, fq.277-278

 

 

O rinia e Islamit, anija e shpëtimit është në gjykimin te Libri i Allahut, anija e shpëtimit është t’i kthehemi urgjentisht bindjes ndaj Allahut dhe bindjes ndaj të Dërguarit të Allahut:

﴿فَفِرُّوا إِلَى اللَّـهِ﴾

“Mbathjani tek Allahu!” [edh-Dhaarijaat, 50]

 

Duhet t’i kthehemi Allahut dhe gjykimit të Tij për çështjet në të cilat ka mospajtim, në mënyrë që të na bëhet e qartë se kush është në hak, pastaj t’ia marrim fjalën atij, jo ngaqë ai është filani, por ngaqë ai ka argumentin, ngaqë haku është me të dhe ngaqë me të është Fjala e Allahut dhe fjala e të Dërguarit të Allahut – ‘alejhis-salatu ues-selam –; si dhe ta lëmë atë që e kundërshton atë, kushdo qoftë ai, sado i rrënjosur që të jetë në dije, në ibadet, në fe dhe në devotshmëri. Është një fjalë të cilën e thonë dijetarët, të cilën mund ta quajmë parim, e cila është: “Njerëzit njihen me hakun, kurse haku nuk njihet me njerëzit.”

 

“Njerëzit njihen me hakun”: domethënë ne nuk themi që ata janë në hak, përveç nëse haku është me ta dhe tekstet e Kur’anit dhe të Sunetit të jenë me ta.

 

“Dhe nuk njihet haku me njerëzit”: domethënë që ta bësh njeriun rrugën tënde të vetme, ta bësh atë peshoren dhe kriterin e hakut, çdo gjë që thotë ai është hak, e çdo gjë tjetër që nuk e thotë ai është batil (e pavërtetë), e çdo gjë që kundërshton ai është batil – e ndoshta ajo mund të jetë hak –, e çdo gjë që pranon ai është hak – e ndoshta ajo mund të jetë e kundërta, mund të jetë batil. Kështu që, ne nuk e njohim hakun me njerëz, porse i njohim njerëzit me hakun. I Dërguari – ‘alejhis-salatu ues-selam e ka vendosur rrugëzgjidhjen kur të plasin konfliktet mes muslimanëve, kur të shtohen grindjet mes tyre dhe shumë prej njerëzve do të çoroditen… ku është haku? Nuk e di ku është haku? I Dërguari i Allahut – ‘alejhis-salatu ues-selam – na ka udhëzuar që të kërkojmë udhëzimin e tij dhe udhëzimin e Prijësve të Drejtë e të Udhëzuar, pastaj të kapemi fort mbas tij, të kapemi fort me dhëmballët tona.

 

Përktheu: Alban Malaj