Autor: Sulejman Rruhajli

 

 

Është e vërtetuar nga njerëzit e dijes – dhe kjo është një çështje tejet e rëndësishme – se: “Haku nuk kërkohet nga njerëzit e Batilit (të pavërtetës), ama nëse vjen, haku pranohet nga kushdo qoftë.”

Bëni kujdes me këto dy çështje: Haku nuk kërkohet nga njerëzit e Batilit! Jo që të shkojmë te njerëzit e Batilit dhe të kërkojmë hakun nga ata, sepse njerëzit e Batilit në origjinë të orientojnë te Batili. Jo që të shkojmë te njerëzit e Bidatit dhe të kërkojmë nga ata diturinë, të kërkojmë nga ata hakun! Por, nëse na vjen haku që vezullon me dritën e tij, atëherë ne e pranojmë hakun nga kushdo qoftë. Po përqëndrohem te kjo çështje sepse kemi gjetur disa nxënës të dijes që i përziejnë këto dy çështje, nga të dyja anët.

 

Disa nxënës të dijes thonë: “Ne nuk e kërkojmë hakun nga njerëzit e Batilit” – dhe kjo është e drejtë – “Dhe as nuk e pranojmë hakun përderisa ai ka ardhur nga njerëzit e Batilit.” Mirëpo kjo nuk është e vërtetë.

 

Kurse disa njerëz thonë të kundërtën: “Përderisa e pranojmë hakun nga njerëzit e Batilit, kur ai na vjen nga kushdo qoftë, atëherë po e kërkojmë hakun nga kushdo qoftë.” Edhe kjo e dyta gjithashtu nuk është e vërtetë.

 

Afrimi me Batilin është shkatërrim, siç ka thënë Imam Maliku.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj