Autor: Abdus-Selam bin Berxhes Al-Abdul-Kerim (1425 h./2005 g.)

Burimi: el-Mutekad es-Sahih, fq. 99-100

 

Ehli Suneti ka paralajmëruar shumë ashpër për ndenjjen me pasuesit e epsheve dhe bidateve, sepse qëndrimi me ta e kundërshton urdhrin e Allahut. Qëndrimi me ta është shenjë dashurie që ke për ta dhe ndenjja me ta është rrezik që të shpie në nënshtrim përpara devijimeve të tyre dhe që ta pasosh të pavëretën që ata kanë.

Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Bidati për shkak të cilit njeriu llogaritet nga pasuesit e bidateve është ajo gjë që është e njohur te njerëzit që kanë dije rreth Sunetit, se ky bidat e kundërshton Kuranin dhe Sunetin, siç është bidati i Khauarixhëve, Rafidive, Kaderijeve dhe Murxhiave.”

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ ۚ وَإِمَّا يُنسِيَنَّكَ الشَّيْطَانُ فَلَا تَقْعُدْ بَعْدَ الذِّكْرَىٰ مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ 

“E nëse ti i shikon ata se flasin pa dije për ajetet tona, atëherë ti hiqu nga ata derisa ata të flasin për një temë tjetër. E nëse shejtani të bën që të harrosh, atëherë pasi që të të kujtohet mos rri më njerëzit zullumqarë.” El-En’am, 68

Ibën Abbasi ka thënë: “Ky ajet e përfshin çdo njeri që shpik gjëra të reja në fe dhe po ashtu përfshin çdo bidatxhi deri në Ditën e Gjykimit.” Këtë e përcjellë Begauiju nga Ibën Abbasi në tefsirin e tij.

Ibën Xherir et-Taberij ka thënë: “Në këtë ajet ka argument të qartë për ndalesën e qëndrimin me pasuesit e të pavërtetës kushdo qofshin, siç janë bidatxhitë dhe njerëzit e shthurur kur ata zhyten në të pavërtetën e tyre.”

Ibën Abbasi ka thënë: “Mos rri me pasuesit e bidateve, sepse qëndrimi me ta e sëmur zemrën.”

 

Përktheu: Jeton Shasivari