Autor: Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: Ligjëratë me titull “Uxhubu el-‘Itisami bil-Kitabi ues-Sunneh,” e mbajtur në Xhiddeh, pjesa e dytë, min. 24:40

Burimi: http://www.rabee.net/ar/questions.php?cat=28&id=313

 

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka marrëveshja e përhershme me Jehudët dhe me të Krishterët? A është ky parim i përhapur në lidhje me fik’hun e marrëdhënieve ndërkombëtare, se origjina për sa i përket lidhjes me shtetet e tjera, është paqja dhe se lufta bie ndesh me këtë parim? Cilat janë referencat më të mira tek të cilat njeriu duhet të kthehet për këtë çështje?

 

Përgjigje: Referenca më e mirë është Libri i Allahut, Sunneti i të Dërguarit dhe kuptimi i Selefëve për këtë çështje. Marrëveshja në rast nevoje, është e lejuar. Këtë e ka bërë i Dërguari – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –, e kanë bërë Sahabët në shumë vende gjatë xhihadit të tyre. Salahudin (el-Ejjubi) e ka bërë këtë dhe pushtetarë të tjerë Muslimanë në rast nevoje! Sa për “marrëveshjen e përhershme,” ne nuk e njohim këtë marrëveshje të përhershme.

 

Shejkh ibën Baz ka dhënë fetva se: “Kjo lejohet dhe nëse forcohemi pas kësaj – pas dobësisë sonë, pasi që tani jemi të dobët – kur të forcohemi, e kemi detyrë t’i luftojmë dhe t’i dëbojmë ata.”

Pra, nuk di ndonjë të ketë folur për marrëveshje të përhershme, vetëm nëse është ndonjë prej jo-Muslimanëve. Nëse është ndonjë laik që e thotë këtë, atëherë nuk i jepet rëndësi fjalës së tij, as për marrëveshje e as për luftë! Edhe nëse ata i luftojnë Jehudët, ndërkohë që ata janë laikë, nuk ka vlerë lufta e tyre, sepse nuk bëjnë xhihad për ta ngritur lart Fjalën e Allahut – Azze ue Xhel.

 

Pra, ato që merren në konsideratë janë fjalët e dijetarëve. Që dijetarët të kenë thënë se lejohet marrëveshja e përhershme me Jehudët dhe se origjina e marrëdhënieve me qafirat është paqja, këtë nuk e thonë dijetarët e Islamit. Allahu në Kur'an thotë:

وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ كُلُّهُ لِلَّهِ

“Dhe luftojini ata derisa të mos ketë fitne (shirk) dhe e gjithë feja të jetë për Allahun (të adhurohet vetëm Allahu).” El-Enfal, 39

 

Xhihadi do të vazhdojë deri në Ditën e Kiametit me të mirin dhe të shthururin (duke i urdhëruar për të mirë dhe duke i ndaluar nga e keqja). Kjo është baza e Ehli Sunnetit dhe Xhematit.

 

Sikur t’i nxirrnim përpara ata që tani e kundërshtojnë paqen, (ndërsa në realitet) vet ata janë thirrësa për në paqe. Ju shfaqen njerëzve sikur nuk pajtohen me marrëveshjet paqësore, por në të vërtetë ata janë thirrësit për në paqe! Ata thërrasin fshehtazi për marrëveshje. Prej kur? Që prej kohësh! Që prej kohës së rrëzimit të Farukut, e rrëzuan atë dhe e mori pushtetin Xhemal Abdu-Nasir. Udhëheqësit e Ikhuanëve shkuan në Amerikë dhe thanë: “Ne pajtohemi që të jemi të barabartë me Jehudët me kusht që të na hiqni qafe Abdu-Nasirin dhe të na dorëzoni pushtetin neve.” Kjo është e shkruar në librat e tyre dhe ekziston! Ata i telefonojnë fshehtas ambasadorit Amerikan dhe i thonë hartoni marrëveshje, ndërkohë që vet dalin rrugëve duke protestuar kundër marrëveshjes! Tallen me njerëzit. Ndërkohë që thonë të Krishterët janë vëllezërit tanë! Po Jehudët, përse nuk janë vëllezërit tuaj?!

 

Përse vetëm të Krishterët janë vëllezërit tuaj, ndërsa Jehudët nuk janë vëllezërit tuaj?! Jehudët janë më afër Teuhidit se të Krishterët. Atëhere përse?! Sepse lufta kundër Jehudëve nuk është për të ngritur Fjalën e Allahut, por është për hir të tokës (Palestinës)! Pra, jemi bërë si komunistët dhe sekularistët, që nuk luftojnë vetëm se për vatan, e nuk luftojmë për Islam! Këto janë broçkulla. 

 

Ata (Ikhuanët) tani po na luftojnë mizorisht më shumë se Jehudët e të Krishterët! E gjithë kjo është lojë dhe tallje me njerëzit. Ikni! Bëni xhihad! Urdhëroni! Përderisa refuzoni marrëveshjen, atëherë urdhëroni, ikni e bëni xhihad! Pra, sipas jush nuk paska as zgjidhje të problemeve e as paqe?! Për ju nuk paska as marrëveshje e as paqe? Këto janë broçkulla! Fjalë të të çmendurve!

 

I Dërguari – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – bënte marrëveshje, Sahabët bënin marrëveshje, udhëheqësit e Islamit bënin marrëveshje! Salahudini bëri xhihad sa bëri, pastaj e rrethuan grupet e të Krishterëve dhe e morën rripin bregdetar të Libanit, si dhe vende të tjera. Aq sa kishte caktuar Allahu. Salahudini vdiq duke qenë në marrëveshje me ta.

 

Në këtë kohë, Muslimanët janë të paaftë dhe nuk kanë mundësi të përballen me Jehudët! Mbrapa Jehudëve qëndron Europa, Amerika, Rusia dhe e gjithë bota! Muslimanët nuk kanë mundësi që t’i vrasin Jehudët në Palestinë, s’kanë mundësi të bëjnë gjë! Çfarë duhet të bëjnë?! Duhet të bëjnë marrëveshje me ta. Nëse forcohemi pas kësaj, do të vijë një kohë kur Muslimanët besnikë e të vërtetë të bëjnë xhihad – in sha Allah – të cilët do të dalin e do të edukohen me menhexhin Selefij, e jo në menhexhin e Ikhuanul-Musliminëve, të cilët thonë se të Krishterët janë vëllezërit tanë! Ndoshta edhe e fshehin vëllazërinë që kanë me Jehudët, nuk kanë mundësi ta bëjnë publike! Madje edhe vëllazërinë që kanë me Komunistët, ka mundësi që ta fshehin.

 

Selefijt e sinqertë dhe të vërtetë – in sha Allah – janë ata të cilët do t’i dëbojnë Jehudët nga Palestina dhe do t’i vrasin ata! Kur ndonjëri prej Jehudëve do të fshihet mbrapa pemës apo gurit, do të thotë guri apo pema: “Eja o Musliman! Pas meje është një Jehud, vrite atë!” Pastaj, do t'i dëbojnë edhe të Krishterët deri në Kostandinopojë (Stamboll), dhe do të kthehen për ta vrarë Dexhallin! Janë ata (Selefijt) që do të luftojnë përkrah Isait – alejhis-selam – dhe do të luftojnë edhe para ardhjes së Isait – in sha Allah – duke qenë në menhexhin Selefij, e jo në besëtytni dhe bidate! Këta e meritojnë triumfin prej Allahut – Tebaareke ue Teála – dhe e meritojnë përkrahjen! Ata janë pala e ndihmuar – in shaA llah. Ndonjëherë janë të ndihmuar me argumente dhe fakte, ndonjëherë me shpatë dhe armë!

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Servet Mata