Burimi: Tedrijbu rrauij, Vëll. 1 , fq. 467

El-Hafidh es-Sujutij - Allahu e mëshiroftë - ndërsa flet për meselen e pranimit dhe refuzimit të xherhit dhe tadijlit thotë:

Shejkhul Islam (el-Hafidh ibën Haxher) ka zgjedhur një (shpjegim) të hollësishëm e të mirë:

“Nëse personit që i bëhet xherh i pashpjeguar është shpallur i besueshëm nga ndonjë prej imamëve të kesaj lëmie (Hadithit), atëherë xherhi për atë person nuk pranohet, prej askujt, kushdo qoftë ai (që bën xherh), veçse nëse bën xherh të shpjeguar (mufeser), sepse personit që i bëhet xherhi i është vërtetuar grada e besueshmërisë, kështu që atij nuk i hiqet kjo gradë (besueshmëria, thikah) perveçse me diçka të qartë (xherh mufeser).

Sepse imamët e kësaj lëmie nuk shpallin dikë të besueshëm veçse pasi që e kanë marrë parasysh gjendjen, fenë dhe hadithin e tij, pastaj e kanë hetuar atë ashtu siç duhet dhe ata janë njerëzit më vigjilentë, kështu që nuk anullohet gjykimi i ndonjërit prej tyre veçse me ndonjë çështje të qartë.

Porse, nëse personi nuk ka lavdërim (tadijl) atëhere pranohet xherhi i pa shpjeguar kundër tij nëse xherhi vjen nga ndonjë njeri i dijshëm (për shkaqet e xherhit), kjo sepse personi që nuk ka lavdërim (tadijl) është në vend të të panjohurit (mexh'hul) dhe pranimi i fjalës së atij që i bën xherh është më parësor sesa lënia e asaj fjale.”

Përktheu Muhamed Kallashi