Autor: Shejkh Rabij ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: “el-Hathu ‘alel Meueddeti ue el-Itilafi ue et-Tahdhiru min el-Firkati ue el-Ikhtilaf,” min 47:28

Burimi: http://www.rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=170

Pyetje: Si të veprojmë me ata të cilët thonë se filanin të cilin e bënë bidatçi dijetarët, ato gabime (në bazë të cilave e bënë bidatçi) nuk e nxjerrin atë nga rrethi i Ehli Sunetit? Dhe se ky është menhexh i ri, i cili është shfaqur pas vdekjes së dijetarëve të mëdhenj, si Albani, Ibën Bazi, dhe Uthejmini - Allahu i mëshiroftë.

Përgjigje: Po ky menhexh është shfaqur së fundmi. Ju keni dije nga xherhi dhe tadijli sikurse thamë: disa njerëz e kritikojnë (xherh), disa nuk e kritikojnë, disa e lavdërojnë (i japin tezkije) dhe e mbrojnë këtë që i është bërë xherh. Në këtë rast, neve kërkojmë prej atyre që e kanë kritikuar që të sjellin shpjegim (xherh mufeser), nëse ata i sqarojnë shkaqet e kritikës (xherhit), atëherë është detyrë pasimi i tyre, sepse ky është pasim ndaj të vërtetës, ndërsa refuzimi i të vërtetës që kanë ata është refuzim ndaj hakut.

Pra, i njëjti xherh dhe tadijl ekziston këtu: disa e kritikuan atë, nëse e kritikuan pa argumente, atëherë fjala e tyre është e pavlerë. Dhe nëse e kanë kritikuar me argument, atëherë është detyrë për atë që i kundërshton ata që të kthehet menjëherë në hak dhe në atë që është e saktë, dhe të marrë argumentin - Allahu ju bekoftë. Sepse shumë prej njerëzve e përgënjeshtrojnë të vërtetën dhe e refuzojnë hakun, kjo është çështje shumë e madhe dhe shumë e rrezikshme - Allahu ju bekoftë -.

Pra, kështu siç ju thashë juve, si p.sh. rregulli i xherhit dhe tadijlit: ata që bëjnë xherh nëse nuk kanë sjellë argument, ju kërkohet argument. Ndërsa nëse ata kanë argumente dhe fakte (fjalë e paqartë), mbaron çdo gjë. Nëse ata thonë: “uAllahi filani është bidatçi”, dhe heshtin! Thuaj: “o vëllai im! Silli argumentet e tua, sepse filani dhe filani prej dijetarëve e lavdërojnë atë, atëherë ai është prej Ehli Sunetit, qysh thua ti se ai është bidatçi!?” Sill argumentin tënd (fjalë e paqartë) argumentin. Nëse ke argument vërtetohet fjala jote, nëse ke argument sapo ta paraqesësh atë (argumentin) ai obligohet që ta pranojë atë. Nëse ke argumente të reja pasi që të jenë kërkuar argumentet, atëherë ai e ka detyrë që ta pasojë hakun - Allahu ju bekoftë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi