Autor: Shejkh Rabij ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://ar.alnahj.net/article/13

Dhe së fundi them: “Me të vërtetë dhënia e gjykimeve mbi persona që i përkasin Menhexhit Selefij dhe zërat e tyre thërrasin që ata janë Selefij, pa sqaruar shkaqet (e Gjykimit) dhe pa argumente e pa prova, ka shkaktuar dëm të madh dhe përçarje të madhe në çdo vend. Dhe është detyrë shuarja e kësaj fitneje përmes argumenteve dhe fakteve të cilat i sqarojnë dhe i bindin njerëzit për vërtetësinë dhe saktësinë e këtyre dispozitave.

A nuk e shikon që dijetarët e Selefëve i kanë ngritur argumentet dhe sqarimet për devijimet e grupeve si rrafidit, xhehmijet, mu'tezilit, khauarixhët, kaderijet, murrxhijet dhe të tjerë! Dhe nuk u mjaftuan me dhënien e gjykimeve për grupet (e humbura) dhe për personat pa ngritjen e argumenteve dhe provave të mjaftueshme dhe bindëse! Por, shkruajtën shkrime të shumta dhe të zgjeruara për sqarimin e të vërtetës, në të cilën janë pasuesit e Sunetit dhe Xhematit dhe (shkruajtën) për sqarimin e devijimit, në të cilën janë grupacionet (e devijuara) dhe individët (e devijuar)....

Si mendon ti nëse kritika dhe argumentimi i tyre (Selefëve) do të ishte e dobët?! Larg janë ata (Selefët) nga kjo!

Apo nëse do të mjaftoheshin me dhënien e gjykimeve, duke thënë filan grupacion është xhehmij i devijuar, e filani është xhehmij, apo filani është sufij adhurues varresh, e filani nga pasuesit e panteizmit! Apo të thonin se rrafidijt janë nga pasuesit e humbjes dhe ekstremit, të cilët i bëjnë kafira Sahabët dhe i shajnë ata. Apo të thonin se, kaderijt dhe mu'tezilit (janë) nga grupet e humbura!

Apo, sikur të ishte kritika e tyre e dobët dhe nëse i’u kërkohej (kritika) me argumente, me prova dhe sqarime të shkaqeve të humbjes së këtyre gupeve të thonin “nuk na detyrohet ajo (sjellja e argumenteve)”!

Ky rregull është devijim që e devijon umetin!

A e sheh se, nëse do e bënin atë gjë (gjykimin pa argumente), do të ngriheshin me triumfin e Sunetit dhe dhe shtypjen (zhdukjen) e devijimit, mosbesimit dhe bidatit?! Përgjigja është: JO dhe një mijë herë JO! Dhe me të vërtetë kush i kritikon ata që janë të njohur me Sunet, ka nevojë për argumente më të forta dhe më të qarta.

Pra, ai që del për të kritikuar bidatin dhe pasuesit e tij, atij i obligohet të zgjedhë rrugen e Librit (Kur'anit) dhe Sunetit dhe duhet të zgjedhë rrugën e Selefëve (të parëve tanë të mirë) me saktësi në kritikë dhe refuzim, si dhe në ngritjen e argumenteve dhe provave, për të sqaruar të vërtetën në të cilën ndodhet ai dhe për të sqaruar devijimin, të kotën dhe gabimin në të cilën ndodhen sektet, grupacionet, individët dhe gabuesit.

Përktheu: Servet Mata