Autor: Shejkh Rabij ibën Hadi el-Medkhali

Burimi: Kaseta “et-Tahdhiru el-Hasen min Fitneti Ebi el-Hasen”, pjesa e parë.

Burimi: http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?t=46379

Shejkh Rabij - Allahu e ruajtë - thotë:

Dijetarët e xherhit dhe tadilit dhe dijetarët e Sheriatit Islamik e kanë shkoqitur këtë çështje, prej tyre është Hafidh ibën Kethir në “Mukhtesar Mukadimetu ibën Salah.”

Nëse një dijetar me peshë bën xherh dhe i di sebepet e xherhit dhe t’adilit si dhe mospajtimet në këto çështje, duke mos iu kundërvënë atij askush për këtë xherh, atëherë ky xherh pranohet - Allahu ju bekoftë.

Ama nëse i kundërvihet atij një dijetar me peshë si ai, duke i dhënë tezkije (atij që i është bërë xherh), atëherë atij që bëri xherh-in i kërkohet të sjellë argumente të cilat vërtetojnë xherhin dhe arsyet e xherhit të tij. Nëse ky dijetar sjell argumente, atëherë edhe nëse i kundërvihen atij njëqind dijetarë (alima) nga dijetarët e mëdhenj e të shquar, kundërvënia e tyre nuk ka vlerë, sepse ata kundërshtojnë argumentet dhe faktet; ata kundërshtojnë pa argumente dhe pa fakte, ndërsa Allahu thotë:

قُلْ هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ

“Thuaj: sillni argumentet tuaja nëse jeni të sinqertë.” El-Bekare, 111

Argumenti ua mbyll gojën mijëra vetëve prej atyre që i kanë duart e zbrazura nga argumentet edhe nëse janë dijetarë.

Këto rregulla duhet të mësohen, e keni për detyrë që t’u kthehuni librave të terminologjisë së hadithit (Mustalah), sidomos atyre që janë të zgjeruar, si: “Tedrijb e-Rrauij” (i Sujutit), si “Fethul Mugijth” i Sekhauit i cili është shpjegim i “Elfijeh” të el-Irakut.

Këto çështje janë vërtetë të padiskutueshme tek dijetarët, prandaj zënkat dhe e folura me batil për këto nuk lejohet, sepse kjo gjë i shkatërron shkencat Islame dhe i prish parimet (kauaid), e kështu me radhë, me metoda të tilla.

Nuk i lejohet Muslimanit që t’u paraqesë njerëzve asgjë (tjetër) përveç hakut, dhe të largohet nga pështjellimet dhe dinakëritë - Allahu ju bekoftë.

Përktheu: Muhamed Kallashi