Autor: Shejkh Rabij ibn Hadi el-Medkhalij

Burimi: Mexhmul Kutubi ue Rresail, fq: 262, 263, vëll 14.

Pyetje: A është xherrhi dhe ta’dili ndaj njerëzve, i veçantë vetëm për dijetarët, apo edhe për të rinjtë që kanë njohuri? Dhe çfarë kushtëzohet për të pasur njohuri?

Përgjigje: Xherrhi dhe ta’dili duhet të jetë patjetër i shoqëruar me akide të saktë, sikurse e ka përmendur këtë el-Khatijb el-Bagdadij, dhe duhet të ketë dije për shkaqet e xherrhit, duhet patjetër që të ketë dije, duhet të ketë tekua dhe të ruhet nga gjunahet.

Nëse ai që kritikon ka dije në xherrh dhe ta’dil, ruhet nga gjynahet dhe ka tekua, atëherë atij i takon që të bëj xherrh.

Nëse çështja e të kritikuarit është e qartë, që e njohin të mëdhenjtë e të vegjlit, e di që ky vjedh, ky bën zina, e di plotësisht, e di që ky është tradhtar, e di që ky është rafidij, e di që ky është sufij dhe bën tauaf rreth varreve para tij, feston mevludin.

Pra këto janë çështje të qarta dhe janë të përbashkët në njohjen e tyre dijetarët dhe njerëzit e thjeshtë. Nuk kushtëzohet që për të tilla çështje ai që e di devijimin e tyre të shkojë tek ndonjë dijetar dhe pastaj dijetari t’u bëj xherrh atyre, sepse çështja e tyre është e qartë për dijetarin dhe për të tjerët. Kështu që çdo musliman e ka detyrë që ta sqarojë çështjen e tyre, të paralajmërojë prej tyre dhe t’ua refuzojë atyre devijimin.

I Dërguari Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – thotë: “Kush nga ju sheh një të keqe le ta ndryshojë atë me dorën e tij...” e dini hadithin.

Çdo musliman e ka detyrë që ti këshillojë muslimanët.

“I dhash besën të Dërguarit të Allahut për ta falur namazin për ta dhënë zekatin dhe që ta këshilloj çdo musliman”

“Feja është këshillë, thamë për kë? Tha: “Për Allahun, për të Dërguarin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe për muslimanët në përgjithësi.”

Tani nëse unë shoh ndonjë rafidij që shoqërohet me një musliman të thjeshtë (amij) dhe e fton atë në Rafidizëm, a të shkoj të sjell një dijetar që ti bëj xherrh rafidiut! Një sufist adhurues varresh përzihet me një njeri që ka natyrë të pastër, e thërret atë për në bidatet e tij, dhe unë e di që ai është adhurues varresh, nuk jam i detyruar as unë e as ndonjë tjetër që të shkojë tek ndonjë dijetar për të sqaruar gjendjen e tij dhe të paralajmërojë kundër tij.

Përktheu: Muhamed Kallashi

13 Shtator 2015