Pyetje e drejtuar Dijetarit të nderuar të Medines, ‘Ubejd bin ‘Abdullah el-Xhabiri në Medine, 1429 Hixhrij / 2008 Miladi


Pyetësi: O Shejkh, në muajin e Ramadanit disa nga Selefitë i lënë Teravitë që falen në xhamitë e Selefive dhe shkojnë në xhamitë e të tjerëve veç tyre për shkak të këndimit të bukur (të Kur'anit) që kanë Imamët e tyre. Pra, a është e lejuar kjo (që bëjnë këta Selefijinë)?

Shejkh ‘Ubejdi: Në të vërtetë kjo është një pyetje e çuditshme, dhe kjo për shkak se disa Selefij e lënë namazin e Teravive në xhamitë e Selefive dhe shkojnë që të falen në xhamitë e njerëzve të bidatit për shkak të zërave të bukur që kanë ata...

Pyetësi: Shejkh, pyetja nuk thotë “e njerëzve të bidatit” por thjesht thotë “e të tjerëve veç tyre” (d.m.th. të tjerë veç Selefive).

Shejkh ‘Ubejdi: Të tjerë veç tyre do të thotë njerëzit e bidatit sepse nëse fjala ‘të tjerë’ përdoret si e kundërta e Selefiut, ajo nënkupton njerëzit e bidatit. Për sa i përket përgjigjes për këtë pyetje, unë i këshilloj këta të rinj nga Selefitë që të falen me vëllezërit e tyre Selefijinë dhe të mos shkojnë tek njerëzit e bidatit sepse kjo do t’i shtojë ata në numër dhe do t’i fuqizojë kundër njerëzve të Sunetit. Kjo është njëra çështje; çështja tjetër është se të shkuarit pas zërit të bukur të atyre që këndojnë dhe të hidhesh nga një këndues tek një tjetër për shkak të zërit të bukur, kjo është nga çështjet e fitnes siç është transmetuar nga Imam Ahmedi dhe të tjerët, Allahu pastë mëshirë për ta.

 

Përktheu Alban Malaj