Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Shkëputur nga kaseta: eth-Thebaat ‘ales-Sunneh

 

 

“Pasuesit e epsheve më të rrezikshëm o vëllezër, janë ata që veshin petkun e Sunetit dhe të Selefizmit, ata janë njerëzit më të rrezikshëm ndaj Fesë së Allahut dhe që më së shumti fusin pështjellime dhe dyshime tek njerëzit. Prandaj, është detyrë që të ruhesh dhe të paralajmërosh kundër tyre. Pasha Allahun, ata nuk i zaptuan të rinjtë tanë në këtë vend vetëm se me këtë veshje të rreme, sepse njerëzit e të pavërtetës provuan që ta godasin shkëmbin e Selefizmit por u thyen brirët e tyre. Kështu, ata ndërmorën këtë metodë të pabesë: të vishen me petkun e Selefizmit dhe të pretendojnë se janë në Selefizëm. Mirëpo të mençurit e dinë shumë mirë që kjo veshje është e rreme.”

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj