Autor: Shejkh Muhammed ibn Hadij el-Medkhalij

 

 

Mos u mashtroni nga të rinjtë në moshë dhe “dijetarët” që u shfaqën papritur. Madje, unë them: këta janë dijetarët e shkatërrimit, të cilët sollën fatkeqësi në çështjet e davetit, e ndanë dhe copëtuan atë, si dhe i përçanë njerëzit e saj. Këta janë dijetarët e shkatërrimit – Allahu na ruajtë –, të cilët ngarendin pas tezkijeve, dhe i dërgojnë nxënësit e dijes që të mbledhin tezkije dhe lavdërime prej dijetarëve, në mënyrë që të ngrihen me to në mesin e njerëzve, t’i përhapin dhe të bëhen të njohur! Pra, referimi i tyre është te tezkijet dhe jo te realiteti, prandaj nëse shikon tek ata do të gjesh injorancë të thellë!

 

Ruhuni prej këtyre, o ju vëllezër të dashur, sepse ata nuk janë dijetarë! Pra, ata nuk janë të rrënjosur në dije, dhe dëmi që vjen nga ana e tyre është më i madh se dobia! Andaj, ju o vëllezër të dashur, bëni shumë kujdes te kjo çështje, lidhuni me dijetarët e mëdhenj, dijetarët e sunnetit, të cilët janë pikë referimi në sunnet, posedues të dijes së vërtetë!

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Servet Mata