Shejkh Muhamed bin Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=137021


 

Pyetje:

Tani pyetja është për ju Shejkh Muhamed bin Hadij, pyetja thotë: “Disa thonë se Imam Muhamned bin Abdul-Uehhab është rebeluar kundër shtetit Osmanlli, andaj cila është kundërpërgjigja juaj ndaj kësaj thënie?

Shejkh Muhamed bin Hadij el-Medkhali:

Kjo është gënjeshtër, kjo dihet për nga historia – siç thamë pak më parë – kur transmetuesit e vënë në përdorim gënjeshtrën, ne e vëmë në përdorim historinë kundër tyre. Shteti Osmanlli nuk sundonte në vendin i Nexhdit, përkundrazi, ai vend ishte i përçarë në principata që luftonin njëri-tjetrin, që kishin xhelozi për njëri-tjetrin, dhe e vrisnin njëri-tjetrin si dhe e plaçkitnin njëri-tjetrin. E kështututje.

Ata ishin në një shkallë të lartë të injorancës për fenë e Allahut dhe për shirkun ndaj Tij (Subhanehu ue Te’ala), dhe shteti Osmanlli nuk kishte ndonjë dobi në Nexhd, kështu që e braktisi atë. Imami (Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të) kur pa atë që pa në Nexhd dhe tek banorët e tij, filloi të bëj thirrje për tek Allahu (Tebareke ue Te’ala) dhe pas një kohe, që nga fillimi i D’auetit të tij, Allahu ia mundësoi që ta ndihmojë atë Imami Muhamed bin Su’ud (Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të gjithë), ata nuk luftuan dikë duke filluar të parët, siç ka përmendur këtë Shejkhul-Islami (Allahu e mëshiroftë) dhe nxënësit e tij, dhe po ashtu prijësit e (familjes) Al-Su’ud në atë kohë (Allahu i mëshiroftë të gjithë).

 

Nuk luftuan dikë e as që filluan luftë përveç se kur u luftuan, atëherë ata luftuan në mbrojtje të vetes dhe sigurisë. Pra, ithtarët e të pavërtetës dhe ata që i kërcënoi shteti Osmanlli në rajonin Hasa, e luftuan këtë Shejkh dhe këtë prijës i cili e ndihmoi atë, dhe Allahu (Xhel-le ue ‘Ala) i ndihmoi këta dy, sepse ata morën  përsipër që ta ndihmojnë fenë e Allahut, dhe bënë thirrje për në Teuhidin e Tij, këtë gjë e bënë me dije, sqarim si dhe me shpatë e me gjuhë. Kështu që, ai i sakrifikoi djemtë e tij në atë rrugë. E kështututje.

 

Kur shteti Osmanlli e kërcënoi atë (Shejkh Muhamed in Abdul-Uehhab) i cili e kishte marr përsipër (këtë d’auet) apo atij ndaj atij që e kishte marr përsipër (d’auetin) në rajonin Ahsa, ai (shteti Osmanlli) i shpalli luftë, dhe ata (që ishin me Shejkhun) luftuan në mbrojtje të vetes dhe sigurisë. Përndryshe, Nexhdi nuk ka qenë nën kontrollin e tyre (Osmanllinjve) saqë të thuhet për Imam Muhamed bin Abdul-Uehhabin ka bërë kryengritje (khuruxh), i Pastër nga çdo e metë je Ti o Allah.

Ky Imam i nderuar dhe i respektuar, Muhamed bin Abdul-Uehhab (Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të) si mund të jetë kharixhij dhe të zgjedh rrugën e khauarixhëve, dhe të gjitha shkrimet e tija madhështore argumentojnë urdhërimin për dëgjim dhe bindje ndaj udhëheqësve dhe bën thirrje për bindje ndaj urdhrave të tyre dhe (bën thirrje) për nënshtrim ndaj asaj që udhëheqësit e drejtojnë. Si mund të thuhet kjo për të (Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të)!

Librat e tij janë dëshmi me fjalët e tij të qarta, që argumentojnë për pavlefshmërinë e kësaj që e thonë, porse atë që e ka verbuar epshi i tij, nuk ekziston zgjuarsia tek ai.

E lusim Allahun për sukses dhe shpëtim.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari