Autor: Shejkh Rabij ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: Kasetë e Shejkh Rabijs me titull: “Hedemu Kaua’id Mulebbisin.” (Shkatërrimi i parimeve të hedhësve të dyshimeve), minuta 2:52.

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, në këtë kohë promovohet në mesin e nxënësve të dijes një fjalë, dhe kuptimi i saj është: “Nuk jemi të detyruar t’i ndjekim fjalët e dijetarëve për refuzimet ndaj kundërshtarit, sepse ato janë thjesht mendime të ixhtihadit (përpjekje), mendime të cilat i ekspozohen të saktës apo të gabuarës.” Cili është mendimi juaj për këtë?

Përgjigje: Kjo është gënjeshtër. Lufta e Ehli Sunetit, njerëzve të hakut ndaj njerëzve të kotës nuk është nga mendimet e ixhtihadit, ai që e kundërshton këtë dhe e armiqëson këtë nuk është muxhtehid, ai është prej njerëzve të devijimit dhe kjo është gënjeshtër dhe kurth, të gjitha janë kotësira, nuk janë ixhtihad.

Kjo të devijon në lidhje me sahabët, dhe të devijon në akide, dhe të devijon në baza (usule), dhe të thotë se këto janë mendime të bazuara në ixhtihad? Këto janë fjalë boshe, të gjitha janë gënjeshtra. Është obligim të ndiqet e vërteta, nëse ky dijetar bën bidat, paralajmërohet për bidatin e tij, e nëse është në hak, atëherë e ke për detyrë që ta marrësh këtë hak dhe ta ndihmosh atë, e kuptuat?

Pra, peshorja është haku (fjalë të paqarta). Shiko kush është në hak dhe kush është në batil (të kotën). Nëse shikon njërin në hak dhe tjetri në batil, është për obligim që ta ndihmosh hakun dhe të paralajmërosh për batilin, përndryshe, ti je ‘i vdekur,’ nuk e njeh të mirën dhe nuk e ndalon të keqen, dhe kjo është shenjë e përkeqësimit të zemrave, sepse ato zemra nuk bëjnë dallim në mes hakut dhe batilit. Të thotë ty: “Ky është muxhtehid,” kurse ai nuk është muxhtehid. Kjo është luftë ndaj bazave të fesë dhe bartësve të saj. Të thotë ty kështu! Këto janë fjalë boshe. Po.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari