Burimi: et-Te'amulu me'al- 'Ulema', fq. 28 dhe el-Exhuibetul-Mufijdeh, fq. 68

Shejkh Salih el-Feuzan është pyetur: “A u lejohet Ulemave që t’u sqarojnë të rinjve dhe njerëzve të zakonshëm rrezikun e hizbijes, përçarjes dhe xhemateve?

Shejkhu u përgjigj: Po, është obligim sqarimi i rrezikut të Hizbijes (et-Tehezzub) dhe rreziku i ndarjes dhe përçarjes në mënyrë që njerëzit të jenë në basira (dije të qartë e të sigurtë), ngase edhe njerëzit e zakonshëm janë mashtruar nga disa prej xhemateve; ata mendojnë se ato (xhemate) janë në të Vërtetën. Pra, duhet t’i sqarojmë njerëzit, atyre që janë të arsimuar dhe njerëzve të thjeshtë, duhet t’u sqarojmë atyre rrezikun e grupeve, partive dhe sekteve sepse sikur ata (Dijetarët) të rrinë të heshtur, njerëzit do të thonë: “Ulematë e dinin këtë dhe nuk folën kundër saj”, dhe kështu që nga kjo derë do të hyjë dalaleti (devijimi).

Pra, duhet bërë sqarim kur të shfaqen të tilla probleme (forma të ndryshme të hizbijes dhe përçarjes). Dhe rreziku që u kanoset njerëzve të zakonshëm është shumë herë më i madh sesa rreziku që mund t’u vijë atyre që kanë dije ngaqë njerëzit e thjeshtë me heshtjen e Ulemave do të mendojnë se kjo (hizbija, ndarja dhe përçarja në grupe e parti) është me vend dhe kjo është e Vërteta.”

Përktheu : Alban Malaj