Shejkh Ahmed Bazmul


(Ky parim) thotë – kini kujdes – ky është një parim i rrezikshëm dhe i rëndësishëm që e përforcon atë që thamë më parë, parimi është: “Shpeshherë ai që hyn në Ehli Sunneh është prej Ehlu Bid’ah duke patur synim devijimin dhe largimin e tyre nga Sunneti.

Pra, mund të parashtrohet një pyetje: “Në rregull! Filani e shfaq sunnetin, si u bë që ai ta kundërshtojë hakun dhe është bërë nga ata që të thërret në një menhexh kundërshtues (ndaj Sunnetit)?”

Ai është në mes këtyre dyjave: ose ai ka qenë njeri i Sunnetit dhe është sprovuar për shkak të pasurisë, pozitës dhe epshit. Ai është sprovuar! E lusim Allahun për shpëtim dhe mirëqënie.

Prandaj, Ibën Mes’udi ka thënë: “Ai që do të marrë për shembull dikë, atëherë le t’i marrë për shembull ata që kanë vdekur,” d.m.th Sahabët, “dhe të mos i marrë për shembull të gjallët, sepse vërtet të gjallët nuk janë të garantuar nga fitneja.”

Ose është siç thotë Shejkhu këtu, ai është hizbij i cili është shfaqur se është selefij në mënyrë që t’i përçajë selefijtë. Dhe këta janë të shumtë. Për këtë arsye Shejkh Ubejd ka një fjalë që është në pajtim me këtë. Kur iu përmend atij Halebiu, ai përmendi Halebiun dhe disa devijime të tija, Shejkh Ubejd tha – dhe kjo gjendet në internet - : “Mendoj se Halebiu ka qenë hizbij i fshehtë apo se ka qenë ikhuani i fshehtë.”

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari