Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azij bin Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/node/10611



Pyetje: Thuhet se nëse ti ke pyetur një dijetar e ai të është përgjigjur, atëherë zbato atë që të ka thënë ai e mos pyet dijetarë të tjerë. A është e saktë kjo? Apo unë mund të pyes derisa të më qetësohet zemra?

Përgjigje: Kjo nuk është e saktë, porse pyetësi duhet të përpiqet të pyesë derisa ti qetësohet zemra e tij, dhe të zgjedhë atë që ka më shumë dije, dhe atë dijetar që ruhet më së shumti prej gjynaheve, derisa ti qetësohet zemra e tij që fetvaja është e saktë dhe është e përshtatshme dhe në përputhje me sheriatin.

Sikurse ka thënë i Dërguari – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

البر حسن الخلق والإثم ما حاك في نفسك وكرهت أن يطلع عليه الناس

“Mirësia është morali i mirë, ndërsa gjynahu është ajo që rrënjoset tek ti dhe urren që ta marrin vesh njerëzit”

Dhe ai – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë:

استفت قلبك، البر ما اطمئنت إليه النفس واطمأن إليه القلب، والإثم ما حاك في النفس وتربى في الصدر وإن أفتاك الناس أو ما أفتوك

“Pyete zemrën tënde sepse mirësia është ajo në të cilën qetësohet shpirti dhe zemra, ndërsa gjynah është ajo që të rrënjoset ty në shpirt e që zhvillohet në kraharor, të kanë dhënë fetva njerëzit apo nuk të kanë dhënë”

Pra besimtari e kërkon diturinë, përpiqet ta kuptojë fenë dhe pyet dijetarët, derisa t’i qetësohet zemra e tij se fetvaja është në përputhje me sheriatin, në vartësi të përpjekjes dhe takatit të tij.

Përktheu: Muhamed Kallashi
29 Nëntor 2015