Autor: Ahmed ibën Jahja en-Nexhmi

Burimi: el-Fetaua el-Xhelijeh, 2/120

Pyetje: Disa që pretendojnë se janë selefij, thonë “Ne jemi selefij, mirëpo ne nuk flasim për atë që ka gabuar dhe nuk kritikojmë askënd!”

Përgjigje: Thuaju atyre se Selefizmi pa kritikuar askënd nuk është i saktë; duhet të jetë dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut, miqësimi për hir të Allahut dhe armiqësimi për hir të Allahut. Nëse njeriu nuk i ka këto katër gjëra, atëherë kjo nënkupton se Islami i tij është i dobët. I Dërguari, sal-la Allahu alejhi ue sel-lem, thotë:

من رأى منكم منكرًا فليغيره بيده، فإن لم يستطع فبلسانه، فإن لم يستطع فبقلبه، وذلك أضعف الإيمان

Çdokush prej jush që sheh një të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij, e nëse nuk ka mundësi atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk ka mundësi atëherë me zemrën e tij, porse ky është besimi më i dobët.” (Transmeton Muslimi)

Besimi më i dobët është që ta urresh të kotën me zemrën tënde, ndërsa ai që nuk e urren të kotën me zemrën e tij, atëherë ku është besimi në zemrën e tij? D.m.th. besimi i tij është i dobët, nuk ka dobi. E lusim Allahun të na falë dhe të na japi mirëqenie. Na mjafton Allahu, Ai është Kujdestari më i mirë.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi