Nga Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: “Mexhmu’ul-Kutub ue Rasa`il el-Alameh Rabij’ el-Medkhalij” (v.14/210-211)

Përcjellë nga Sahab.net

Pyetje: Ju shikoni fjalët e Selefëve të cilët flasin për bidatçijtë si Muëtezilët, Kaderitë etj, dhe i zbatoni ato mbi ne!

Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij: “Nga kush ka ardhur kjo fjalë, kush është ai që thotë “i zbatoni mbi ne”? Po pyes a është akideja e tij sufije apo ai është hizbi... a ka rënë ai në këto telashe? Nëse është nga ata, atëherë le të vijë, është i mirëseardhur, çfarë çështjesh ka ai për shkak të të cilave ai mendon se Selefitë e bëjnë bidatçi? A janë ata në hak apo në batil? Nëse ata janë në batil, atëherë ata (Selefitë) do të tërhiqen, e nëse janë në hak, atëherë dorëzohu! Ti mund të kesh ide të Muëtezilëve, mund të kesh ide të Rafidave, mund të kesh ide të Murrxhieve apo të Khauarixhëve etj... mund të kesh diçka prej këtyre ideve. E nëse vijnë Selefitë dhe zbatojnë Menhexhin Selefij mbi Njerëzit e Bidatit, atëherë natyrisht që ata do ta zbatojnë edhe mbi ty, përse të bëhet dallim nëse ke rënë në ndonjë prej këtyre bidateve?! Shumë njerëz duan të jetojnë me mendimet e Njerëzve të Bidatit, pastaj ata nuk duan që t’u thonë se ata janë Bidatçinj, madje edhe nëqoftëse disa prej tyre kanë Uahdetul-Vuxhuud ose shajnë Pejgamberët dhe Sahabët, ata prapë se prapë i mbrojnë për këto bidate. Ç’mendim ke ti për dikë që shan atë të cilit i ka folur Allahu, Musain, shan brezin e Sahabëve, flet me Hulul (Allahu është kudo) dhe Uahdetul-Vuxhuud (çdo gjë që egziston është Allahu?

Ai të thotë ty “Unë jam Selefij!”, përse të mos i zbatosh mbi të dispozitat që zbatohen mbi Njerëzit e Bidatit? Ai i cili mbron këta lloj njerëzish është prej njerëzve më të këqinj të bidatit.”

Përktheu: Alban Malaj