El-Hafidh Ibn Haxher ka thënë: “Fukahatë kanë ‘Ixhma’ në lidhje me obligimin për t’iu bindur Sulltanit i cili e mori pushtetin e tyre me forcë dhe gjithashtu kryerjen e Xhihadit përkrah tij. [Dhe se] bindja ndaj tij është më e mirë sesa rebelimi kundër tij për shkak se në këtë gjë ka gjakderdhje dhe ndrydhje të masave popullore.” [1]
Shejkh ‘Abdul-Latijf Ibn ‘Abdur-Rrahman Ibn Hasen Ali-Shejkh ka thënë: “Dhe Njerëzit e Dijes janë pajtuar unanimisht lidhur me bindjen ndaj atij që e mori pushtetin (mbi njerëzit) me forcë në çdo gjë që është e mirë. Ata e konsiderojnë si të domosdoshme përmbushjen e urdhërave të tij dhe mendojnë se udhëheqja, Imamati i tij është i saktë.
Nuk ka as edhe dy njerëz që kundërshtohen për këtë gjë. Ata gjithashtu e konsiderojnë të ndaluar rebelimin kundër atij me shpatë dhe ndarjen e Umetit edhe nëqoftëse prijësat janë gjynahqarë, për sa kohë që ata nuk shohin kufër të qartë. Nuk ka dyshim se sot janë të pranishme tekste të ndryshme (të këtyre Fekihëve) që janë nga Katër Imamët dhe të tjerë përveç tyre dhe ata që janë si puna e tyre.” [2]
Shejkhul-Islam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab ka thënë: “Imamët e çdo Medh’hebi janë pajtuar që të gjithë në lidhje me atë që e ka marrë pushtetin me forcë në një vend të caktuar, se ai merr gjykimin e “Imamit” në të gjitha çështjet. Dhe nëse nuk do të kishte qenë kështu, atëherë çështjet e e botës nuk do të ishin zgjidhur kurrë. Për shkak se për një kohë të gjatë, që përpara kohës së Imam Ahmedit e deri në ditët e sotme, njerëzit kurrë nuk janë mbledhur pas një Imami të vetëm. Dhe ata nuk njohin ndonjë nga Dijetarët që të ketë përmendur se gjykimet e Sheriatit nuk mund të jenë të sakta (të efektshme, të zbatuara) përveç se nga Imami i përgjithshëm (Khalifi).” [3]
Fundnota:
[1] Fet’hul-Bari (7/13).
[2] Mexhmu’atur-Resa’il uel-Mesa’ilun-Nexhdije (3/128).
[3] ed-Durarus-Sunnije fij el-Exhuibetun-Nexhdije (7/239).
Përktheu Alban Malaj