Komisioni i Përhershëm për Fetva dhe Studime Shkencore

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=103750

Fetvaja nr: 21778, më datë: 29/12/1421 hixhrij

Lavdia i takon vetëm Allahut, lavdërimet dhe bekimet qofshin për atë pas të cilit nuk ka më Pejgamber, e më pas:

Komisioni i Përherëshëm për fetva dhe studime shkencore u vu në dijeni rreth asaj që i është transmetuar të nderuarit Muftiut të përgjithëshëm nga pyetësi Mubarak Salih dhe duke iu referuar Lexhnes nën kujdestarinë e përgjithëshme të Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj me numër (7868), më datë 19/12/1421 hixhrij, pyetësi pyet si më poshtë:

Është përhapur këto kohët e fundit në mesin e grave fenomeni i zbardhjes dhe vizatimit të vetullave (zbardhja e qimeve te vetullës me oksigjen apo lëndë tjetër dhe vizatimi i tyre me bojë kafe apo të zezë përsipër) ku zbardhja bëhet nga lart dhe nga poshtë vetullave e tillë që ngjan njësoj sikur vetullat të jenë të hequra pasi vetullat hollohen. Dhe nuk duhet fshehur se ky fenomen është imitim i Perëndimit dhe poashtu kjo lëndë që përdoret për të zbardhur qimet e vetullave është e rrezikshme nga ana mjekësore dhe dëmi i saj mbetet. Pra, cili është gjykimi Sheriatik për këtë veprim? Na jepni një fetva, qofshi të shpërblyer! Dhe duke patur parasysh po ashtu se pjesa më e madhe e grave kur këshillohen për këtë gjë kërkojnë me shkrim fetvanë e Lexhnes dhe e refuzojnë fetvanë kur është vetëm e thënë me gojë, kështu dëshirojmë - Allahu ju ruajtë - dhënien e një fetvaje dhe e lusim Allahun - 'Azze ue Xhel-le -, që kjo fetva të jetë e dobishme dhe ta ruajë fenë e këtij umeti, vërtet Ai e ka në Dorë dhe është i Plotfuqishmi për ta bërë këtë.

Pas studimit që u nga bë Lexhneja për pyetjen e bërë, ajo përgjigjet:

Zbardhja dhe vizatimi i vetullave (teshkijr) nga sipër dhe poshtë tyre ashtu siç u përmend, nuk lejohet sepse ai është ndryshim i krijimit të Allahut të Lartësuar dhe për shkak të përngjasimit me heqjen e vetullave, gjë e cila është e ndaluar me Sheriat dhe përveç kësaj, bëhet edhe më tepër e ndaluar për shkak të imitimit dhe përngjasimit me qafirat apo se përdorimi i saj mbart dëm për trupin dhe qimet. Nga thënia e Allahut të Lartësuar:


وَلاَ تُلْقُواْ بِأَيْدِيكُمْ إِلَى التَّهْلُكَةِ

“Dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim me duart tuaja.” [el-Bekare, 195]

Dhe thënia e Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

“Mos dëmtoni vetet dhe as të tjerët.”

Dhe prej Allahut vjen suksesi.

Lavdërimet dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, mbi Familjen dhe Shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva dhe Studime Shkencore

Përktheu: Umm 'Akil