Autor: Shejkh Abdul-Azijz Ibn Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/10862

Pyetje: A më lejohet mua që ta takoj dajën e nënës dhe xhaxhanë e saj, apo ata nuk janë mahremë?

Përgjigje: Daja i nënës dhe xhaxhai i nënës janë mahremë. Xhaxhai i saj është xhaxhai yt, daja i saj është daja yt. Po kështu edhe xhaxhai i babait dhe daja i babait, që të dy janë mahremë për ty. Edhe gjyshi, gjyshi i babait dhe i mamasë. Ajo që kihet për qëllim është se daja i një personi është edhe daja i pasardhësve të tij. Kështu, daja i nënës tënde është edhe daja yt dhe i pasardhësve të tu; xhaxhai i nënës tënde është edhe xhaxhai yt dhe i pasardhësve të tu. Po kështu edhe daja dhe xhaxhai i babait, ata janë daja yt dhe i pasardhësve të tu dhe xhaxhai yt dhe i pasardhësve të tu, edhe nëse janë të largët. Allahu ua shpërbleftë me të mira.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Umm ‘Akil