Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz

Burimi: binbaz.org.sa/node/14078

Pyetje: A i lejohet gruas që të falë namazin e xhenazes apo jo?

Përgjigje: Po, falja e namazit për të vdekurin është e ligjëruar për të gjithë burrat dhe gratë. Gruaja falet për të vdekurin në shtëpi ose në xhami, në çdo rast s’ka problem. Është falur ‘Aishah dhe gratë e tjera për Sa’d Ibën Ebij Uekkasin – radij-Allahu ‘anhu – kur ai vdiq. Domethënë namazi për të vdekurit është i ligjëruar për të gjithë, kurse e ndaluar është shkuarja në varreza, përcjellja e të vdekurve deri tek varrezat dhe vizita në varreza. Ndërsa, që gruaja të falë namazin e xhenazes për të vdekurin, në xhami apo në musale apo në shtëpinë e familjes së të vdekurit, kjo s’ka problem. Allahu u shpërbleftë me të mira.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj