Autor: Komisioni i përhershëm për hulumtime shkencore dhe fetva.

Burimi: Fetaua Lexhnetud-Daimeh, nr. 5089.

 

 

Pyetje: A kufizohet veshja e gruas muslimane vetëm në ngjyrën e zezë, apo i përfshin të gjitha ngjyrat?

 

Përgjigje: Veshja e gruas muslimane nuk kufizohet vetëm tek ngjyra e zezë, asaj i lejohet të veshë rroba të çdo lloj ngjyre, nëse ato rroba e mbulojnë auretin e saj, nuk përngjajnë me veshjen e burrave, nuk janë të ngushta që i përshkruajnë trupin, nuk janë të tejdukshme që i depërton shikimi, e as nuk nxisin fitne.

Prej Allahut vjen suksesi.

Lavdërimi dhe paqja e Allahut është për të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

 

Komisioni i përhershëm për hulumtime shkencore dhe fetva:

Kryetar: Abdul-Azijz bin Abdil-Lah bin Baz.

Zv/ Kryetar: Abdu-Rrezak Afijfi.

Anëtar: Abdullah bin Gudejan.

Anëtar: Abdullah bin K’uud.

 

 

Përktheu: Muhamed Kallashi