Autor: Shejkh Abdul-‘Aziz bin Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/9590

 

 

Pyetje: Nëse gruaja vesh rrobat e burrit të saj, pastaj sipër tyre vesh rrobat e saj apo fustan, a lejohet apo jo kjo?

 

Përgjigje: Nuk i lejohet gruas të veshë rrobat e burrit. As të burrit të saj e as të ndonjë tjetri. Në hadith të saktë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë:

 

لعن الله المرأة تلبس لبس الرجل، ولعن الله الرجل يلبس لبس المرأة

“E ka mallkuar Allahu atë grua që vesh rrobat e burrave, dhe e ka mallkuar Allahu atë burrë që vesh rrobat e grave.”

 

Prandaj, ajo e ka detyrë që të veshë rrobat e saj të veçanta, sikurse edhe burri e ka detyrë të veshë rrobat e tij të veçanta.

Ndërsa që të veshë gruaja rrobat e veçanta për burrin qoftë edhe poshtë rrobave të saj, kjo nuk lejohet. Njëjtë edhe burrit nuk i lejohet që të veshë rrobat e gruas qoftë edhe poshtë rrobave të tij.

 

 

Përktheu: Muhamed Kallashi