Autor: Shejkh Abdul-‘Aziz bin Baz

Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/15037/غسل-الجمعة-على-النساء

 

 

Pyetje: Kjo motra jonë po pyet shkëlqesinë tuaj, se çfarë gjykimi ka gusli i xhumasë për gratë të cilat nuk shkojnë në xhami porse falen në shtëpitë e tyre? Nëse gusli për to është obligim atëherë kur merret ai? A merret para drekës? Allahu ua shpërbleftë me të mira!

 

Përgjigje: Gratë nuk e kanë detyrë guslin e xhumasë. Gusli është detyrë për ata që shkojnë të falin xhumanë, sikurse ka thënë i dërguari Allahut – salAllahu alejhi ue selem –:

من راح إلى الجمعة فليغتسل

“Kush shkon për të falur xhumanë, le të marr gusul.”

 

Ndërsa për gratë është sunet që ta falin namazin në shtëpi. Ato nuk e kanë obligim guslin, pasi ai është obligim vetëm për burrat.

 

 

Përktheu: Muhamed Kallashi