"Liberalistët janë këlyshat e Amerikës! Shikoji romanet dhe historitë e tyre! Të gjitha ato flasin për zinanë, për degjenerimin dhe për lidhjet jashtëmartesore.

Ata duan që t'i zbatojnë romanet dhe historitë e tyre te vajzat tona, sepse historitë që kemi ne janë historitë që flasin për 'Aishën, Hafsën, Ummu Selemen, Safijen dhe Nënat e Besimtarëve.

Kur dikush erdhi te Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - që të kerkonte dorën e njërës prej vajzave të tij, Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - shkoi te ajo kur ajo ishte në dhomën e saj të veçantë. Në atë kohë vajzave u bëhej një vend i veçantë në shtëpi, që mbulohej me përde. Pra, babai i saj ishte Profeti - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -. Kështu, ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i ra perdes me dorën e tij dhe tha: "Filani i biri i filanit do që të martohet me ty."

Ajo nuk u përgjigj. Kishte turp. Nëse ishte dakord, ajo do t'i binte me pëllëmbë perdes.

Kështu janë vajzat e muslimanëve, për sa i përket turpit, moralit të pastër, besës, mirësisë dhe nderit.

Por, kur i sheh gratë sot - subhanAllah! -, ato dalin jashtë sikur të jenë më të paturpshme sesa burrat e prishur."

Përktheu: Umm 'Akil