Autor: Shejkh Muhamed bin Hadij
Pyetje: Ky person pyet për mbajtjen e unazës gjatë periudhës së fejesës, d.m.th në martesë?
Përgjigje: Nuk të lejohet ty. Kjo është pasim i kafirëve, kjo nuk njihet tek muslimanët porse ka ardhur nga kafirët, ka ardhur nga kafirët. Pra, nuk është e lejuar për ty që ta vësh atë.
Ata besojnë se kur ti e vendos (unazën) tek gruaja, atëherë është nisur akti martesor mes jush, kjo është origjina. Dhe kjo gjë bazohet në besimin e tyre në Trinitet. Ata e kalojnë unazën nëpër gishta pastaj e vendosin në vendin e saj. Prandaj, muslimani distancohet nga përngjasimi me kufarët.
Siç e kemi thënë pardje (hadithin) :
من تشبه بقوم فهو منهم
“Kush i përngjason një populli, ai është prej tyre”
Përktheu: Jeton Shasivari