Autor: Shejkh Mukbil ibën Hadij el-Uadi’ij
Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=1710
Pyetje: Te ne në Hadrameut (rajon i Jemenit), veçanërisht në Ramazan, ezani i sabahut thirret para kohës dhe ne i kemi këshilluar imamët e xhamive për këtë, e ata thonë: “Njerëzit janë të lodhur (në Ramazan).” Pra, cila është këshilla jote për ne?
Përgjigje: Këshilla – siç u përmend më herët – është se ata e kanë detyrë ta kenë frikë Allahun – të Pastrin nga çdo mangësi dhe të Lartësuarin – dhe ta thërrasin ezanin në kohën e vet, në mënyrë që mos t’i marrin gjynahet e njerëzve dhe kështu njerëzit ta falin namazin jashtë kohës së tij. Sepse, falja e namazit jashtë kohës së tij, nuk lejohet dhe ai namaz nuk pranohet. Ai që e fal namazin jashtë kohës së vet, e ka për detyrë ta fal sërish namazin në kohën e vet.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari