Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: esh- Sherhul mumti, vëll, 6  f.q 394.

 

 

Fjala e tij:

 “Kush ha duke dyshuar në zbardhjen e agimit e ka agjërimin të saktë”

 

D.m.th kush vepron diçka që e prish agjërimin, duke qenë i dyshimtë në zbardhjen e agimit e ka agjërimin e saktë, sepse Allahu i lartësuar thotë:

 

فَالْآنَ بَاشِرُوهُنَّ وَابْتَغُوا مَا كَتَبَ اللَّـهُ لَكُمْ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ

“Ndërsa tani afrohuni grave tuaja si dhe kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju dhe hani e pini derisa të dallohet qartazi fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës) [el-Bekareh, 187]

 

Dhe e kundërta e qartësisë është dyshimi dhe hamendësimi, prandaj përderisa neve nuk na qartësohet agimi atëherë na lejohet që të hamë dhe të pimë, për shkak të Fjalës së të Lartësuarit:

 

رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَا إِن نَّسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا

“O Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë apo gabojmë” [el-Bekareh, 286]

Edhe kjo është prej gabimit.

 

Si dhe për shkak të hadithit të Esmasë të bijës së Ebu Bekrit – Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy – kur ata hëngrën duke menduar se dielli ka perënduar, por pastaj doli dielli; e nëse çështja qëndron kështu në fund të ditës atëherë në fillim të saj është më parësore sepse në fillim e ka të lejuar që të hajë e të pijë derisa ti qartësohet agimi.

 

Kjo mesele ndahet në pesë pjesë:

1 -  Kur është i bindur se agimi nuk ka zbardhur, p.sh nëse agimi zbardh në orën pesë ndërsa ai ha dhe pi deri në orën katër e gjysmë, atëherë agjërimi i tij është i saktë.

2 - Kur është i bindur se ka zbardhur agimi, p.sh nëse ha si në shembullin e parë në orën pesë e gjysmë, atëherë agjërimi i tij është i pavlefshëm.

3 - Kur ha duke qenë në dyshim a ka zbardhur agimi apo jo, porse anon nga mendimi se agimi nuk ka zbardhur, atëherë agjërimi i tij është i saktë.

4 - Kur ha dhe pi duke anuar nga mendimi se agimi është duke zbardhur, atëherë agjërimi i tij është i saktë.

5 - Kur ha dhe pi duke qenë në mëdyshje dhe duke mos anuar në asnjë mendim, atëherë agjërimi i tij është i saktë.

 

E gjithë kjo merret nga Fjala e të Lartësuarit:

 

وَاشْرَبُوا حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ

“Dhe hani e pini derisa të dallohet qartazi fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës) [el-Bekareh, 187]

 

 

 Përktheu: Muhamed Kallashi