Autor: Shejkh Muhamed ibën Salihel-Uthejmin

Burimi: Ed-dijaa’ el-lami’ minel-hutabel-xheuami’

 

 

Lëvdata dhe falenderimi i takon Allahut, i Cili u dhuroi robërve të Tij sezonet e të mirave, me qëllim që t’u falë atyre gjynahet dhe ti pastrojë nga të këqijat, që t’u dyfishojë atyre shpërblimin dhe t’u ngrejë gradat. Gjithashtu, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut i Vetëm pa ortak, Bujari dhe Dhuruesi i Madh, si dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij, më i miri i krijesave, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi ata që e pasojnë atë me të mira.

 

E më pas:

O ju njerëz, frikësojuni Allahut, Zotit tuaj, adhurojeni dhe falenderojeni Atë për mirësitë që ju ka begatuar, lavdërojeni Atë, njiheni mirësinë e Tij mbi juve në sezonet e të mirave, që përsëriten për juve çdo vit me qëllim që të përsëritet në to begatia dhe bamirësia nga Allahu, ripërtërini energjinë për punë të mira dhe për largimin nga mëkatet.

 

Robër të Allahut, me të vërtetë iu është afruar juve një muaj  madhështor, një sezon i vlefshëm në të cilin dyfishohen të mirat dhe vështirësohen në të të këqijat, vërtet ai është muajii Ramazanit në të cilin ka zbritur Kur’ani.

 

Me të vërtetë ai është muaji i agjërimit dhe i punimit, muaji i lëmoshave, i respektit dhe i bamirësisë. Muaj që fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij është falje, ndërsa fundi i tij është lirim nga zjarri (trasmetim daif, shp). Muaj me të cilin Allahu e ka begatuar këtë Umet (popull) me pesë veçori që nuk ia ka dhënë ndonjë populli prej popujve (të mëparshëm):

Veçoria e parë është: Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se sa era e miskut (një lloj parfumi me erë të mirë).

 

E dyta është: Se Melaiket (engjëjt) kërkojnë falje për ata deri sa ata të fillojnë të hanë.

 

E treta është: Se Allahu e zbukuron çdo ditë për të Xhenetin e Tij, dhe thotë: “Po afrohet që për robërit e Mi vepërmirë, të largohet prej tyre vështirësia dhe dëmtimi e të kthehen te ti (te Xheneti)”.

 

E katërta është: Se në të (në muajin e Ramazanit) lidhen shejtanët e mëdhenj, dhe nuk arrijnë në të (Ramazan) atë që e arrinin në muajt e tjerë.

 

E pesta: Allahu e fal këtë Umet (popull) në natën e fundit të tij.

 

Muaj që kush e agjëron atë duke besuar Allahun dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut, Allahu do t’ia falë atij gjynahet e kaluara. Gjithashtu, kush ngrihet (duke falur Terauit) në të (muajin e Ramazanit) duke besuar (në obligimin e Ramazanit) dhe duke shpresuar (Fytyrën e Allahut), Allahu do t’ia falë atij gjynahet e kaluara.

Muaj në të cilin hapen dyert e Xhenetit, dhe mbyllen në të dyert e zjarreve.

 

Gjithashtu, në dy sahihët (në librin e Imam Buharit dhe Imam Muslimit) transmetohet nga Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – se ka thënë:

“Çdo punë e birit të Ademit është për të, një vepër e mirë shpërblehet me dhjetëfish sikur ajo deri në shtatëqindfish, i Lartësuari ka thënë: Përveç agjërimit, se me të vërtetë ai është për Mua, dhe Unë shpërblej për të, vërtet ai ka lënë epshin e tij, ushqimin dhe pijen e tij për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime: një gëzim në kohën e ngrënies së tij, dhe një gëzim në kohën e takimit të Zotit të tij”.

 

Gëzohet në kohën e ngrënies së tij me dy gjëra: Me plotësimin e agjërimit të ditës për të cilën Allahu e begatoi që ta agjëronte, si dhe e forcoi për të, dhe konsumon atë çfarë ia ka lejuar Allahu prej ushqimeve dhe pirjeve. Gjithashtu, gëzohet në kohën e takimit të Zotit të tij për shkak të asaj që gjen tek Zoti i tij të depozituar për të, që është shpërblimi i agjërimit.

 

Robër të Allahut: Me të vërtetë muaji i Ramazanit është muaji i përfitimit dhe i fitoreve, andaj shfrytëzojeni atë me adhurim, me shumë falje, me leximin e Kur’anit, me përkujtim, me falje të njerëzve dhe me bamirësi, dhe hiqeni armiqësinë, urrejtjen midis jush, grindjen, se me të vërtetë veprat i shfaqen Allahut – të Lartësuar dhe të Madhëruar – ditën e hënë dhe të enjte, kështu që kush kërkon falje, ia fal atij, gjithashtu penduesit i pranohet pendimi, ndërsa urrejtësit refuzohen për shkak të urrejtjes së tyre derisa ata të pendohen, e të pajtohen.

 

Gjithashtu, shpeshtoni në muajin e Ramazanit katër veçori, dy me të cilat kënaqni Zotin tuaj, dhe dy që nuk ka mjaftueshmëri për ju pa to. Ato dyja me të cilat kënaqni Zotin tuaj janë: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, dhe kërkimi i faljes. Ndërsa, ato dyja që nuk ka mjaftueshmëri për ju pa to janë: Ti kërkoni Allahut Xhenetin, dhe ti kërkoni mbrojte Atij prej zjarrit.

 

Dijeni se agjërimi është ligjëruar vetëm që njeriu të zbukurohet me devotshmëri, dhe që ti ndalojë gjymtyrët e tij nga ndalesat e Allahut, pra duke lënë çdo vepër të ndaluar siç është: gënjeshtra, mashtrimi, padrejtësia, ngrënia e kiles dhe e peshës, ndalimi i të drejtave, shikimi i ndaluar, dëgjimi i këngëve (që janë) të ndaluara, se me të vërtetë dëgjimi i këngëve e pakëson shpërblimin e agjëruesit, çdo fjalë të ndaluar siç është: gënjeshtra, përgojimi, thashethemet, sharja dhe ofendimi, edhe nëse atë e shan ndonjë apo e ofendon atëherë të thotë: Unë jam agjërueshëm, dhe të mos ia kthejë atij me të njëjtën mënyrë, prandaj o ti musliman mos e bëj ditën e agjërimit tënd dhe ditën e mos-agjërimit tënd njësoj, Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:

“Kush nuk e le fjalën e shpifur dhe punën me të, si dhe injorancën, atëherë Allahu s’ka nevojë që ai të lërë ushqimin dhe pirjen e tij”

 

Bëjini fëmijët tuaj që të agjërojnë, meshkujt dhe femrat, nëse ata kanë fuqi për agjërim me qëllim që të mësohen me të. Ngase sahabët i kanë pas bërë fëmijët e tyre që të agjëronin kur ata ishin të vegjël, madje deri sa fëmija ndoshta qante nga uria, atëherë i jepnin atij një lodër që të argëtohej më të derisa të çelnin (agjërimin). Ndërsa, shpërblimi i agjërimit është për vetë ata, kurse prindërit apo kujdestarët kanë shpërblimin e edukimit dhe të drejtimit.

 

Kërkoni hënën, natën e tridhjetë të (muajit) Shaban, e nëse e shikoni atë, atëherë agjëroni, e nëse nuk e shikoni atë, atëherë mos agjëroni, deri sa të plotësoni numrin e (muajit) Shaban tridhjetë ditë, ngase kush agjëron ditën në të cilën dyshon, me të vërtetë ka kundërshtuar babain e Kasimit (Pejgamberin) – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –, dhe kush prej jush e shikon atë (hënën) atëherë të lajmërojë gjykatësin. Gjithashtu, kush prej jush e dëgjon atë në radion Saudiane, atëherë atij i obligohet agjërimi nëse vërtetohet se ajo ka njoftuar vërtetësinë e muajit, dhe të mos agjërojë kurrsesi ndonjë prej jush vullnetarisht një ditë apo dy ditë para (muajit) Ramazan, përveç atij që e ka pas traditë agjërimin e diçkaje prej ditëve, dhe qëlloi (që ai të agjërojë) një ditë apo dy ditë para muajit, atëherë nuk ka problem për agjërimin e tij.

 

I kërkoj mbrojtje Allahut nga shejtani i mallkuar.

 

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿١٨٣﴾

“O ju të cilët keni besuar, u është bërë obligim juve agjërimi ashtu sikurse u ishte bërë atyre që ishin para jush në mënyrë që ju të ruheni.” El-Bekare, 183

 

Allahu më begatoftë mua dhe juve me Kur’anin Famëlartë.

 

 

Përktheu : Altin Dallashi