Autor: Shejkh Mukbil ibën Hadij el-Uadi’i

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=1467

 

 

Pyetje: Cili është gjykimi për atë i cili kujdeset për (pesë kohët) e namazit në muajin e Ramazanit dhe agjëron gjashtë ditët e muajit Sheu’ual, por ai pas Ramazanit, e lë namazin, e pi rakinë dhe bën zina, kështu janë njerëzit e rëndomtë te ne. Cili është gjykimi ndaj këtyre njerëzve?

 

Përgjigje: Ai që e vepron këtë, (gjykimi për të) duke u bazuar tek fjalët e vërteta të njerëzve të dijes është se ai konsiderohet kafir, ngaqë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – ka thënë:

 

ليس بين العبد والكفر أو الشرك إلا الصلاة

“Nuk qëndron në mes robit, kufrit dhe shirkut vetëm se lënia namazit”

 

Dhe i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue ’ala alihi ue sel-lem – po ashtu thotë në hadithin e Burejdës:

 

العهد الذي بيننا وبينهم الصلاة فمن تركها فقد كفر

“Dallimi në mes nesh dhe atyre është namazi, ai që e braktis atë, ka bërë kufër.”

 

Dhe Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – thotë në Librin e Tij Fisnik duke na rrëfyer për disa besimtarë të cilët u thonë disa tjerëve që janë në Zjarr:

 

مَا سَلَكَكُمْ فِي سَقَرَ قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ

““Çfarë ju ka sjellë në Sekar?” Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz”.” El-Muddethir, 42-43.

 

E deri në fund të ajetit.

 

E pastaj Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – thotë:

 

فَخَلَفَ مِن بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا

“Pas atyre erdhën breza, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh.” Merjem, 59.

 

Dhe Allahu – Subhanehu ue Te’ala – thotë:

 

فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ

“Mjerë për ata që falen, të cilët janë të pakujdesshëm për namazet.” El-Ma’un, 4-5.

 

Dhe Allahu – Subhanehu ue Te’ala –  thotë:

 

فَإِن تَابُوا وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ فَإِخْوَانُكُمْ فِي الدِّينِ

“Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe.” Et-Teubeh, 11.

 

Ajo që kuptohet nga ajeti është se nëse ata nuk e falin atë (namazin), atëherë ata nuk janë vëllezërit tanë në fe.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari