Autor: ‘Abdul-Aziz ibn Baz (1420 h.)

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, vëll. 16, fq. 485

 

 

Pyetje: Si mund ta dijë njeriu se e ka kapur natën e Kadrit?

 

Përgjigje: Ka treguar Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –, se në mëngjesin e natës së Kadrit dielli lind pa rreze. Ndërsa 'Ubej ibn Ka'b, sahabiu i nderuar, e ka vrojtuar vite me radhë dhe ka vënë re se dielli lind pa rreze në mëngjesin e natës së njëzetë e shtatë, dhe betohej se nata e njëzetë e shtatë është nata e Kadrit, për shkak të kësaj shenje.

Por, e sakta është se nata e Kadrit mund të jetë në një natë tjetër. Për disa vite me radhë mund të jetë në natën e njëzetë e shtatë, dhe për disa vite të tjera mund të jetë në natën e njëzetë e një, njëzetë e tre, njëzetë e pesë, ose në ndonjë natë tjetër. Prandaj siguria, vendosmëria dhe përpjekja duhet të jetë në të gjitha netët.

 

Përktheu: Servet Mata