Autor: Shejkhul-Albanij

Burimi: Silsiletul-Hudaa uen-Nuur, kaseta n.52

 

 

Pyetësi: O Shejkh, për sa i përket gëlbazës, e cila zbret nga hunda në grykë, a e prish agjërimin?

 

Shejkhul-Albanij: Nëse zbret nga hunda direkt në fyt, nuk e prish agjërimin.

 

Pyetësi: Mirë, po nëse e mbledh atë në gojë?

 

Shejkhul-Albanij: Jo, ka të njëjtin gjykim o vëlla. Por ama nuk lejohet që ai ta marrë nga jashtë (dhe ta gëlltisë), sepse kështu ajo bëhet njësoj si ushqimi dhe pija. Edhe pse ajo është gjë e neveritshme, ai duhet ta nxjerrë dhe ta hedhë jashtë më mirë, ama agjërimin nuk e prishën.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj