Autor: Abdul-Aziz ibën Baz

Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneuiah, vëll. 15, fq. 267

 

Pyetje: Një i ri masturboi gjatë ditës në Ramazan duke qenë me agjërim. Çfarë e ka detyrë të bëjë?

Përgjigje: Masturbimi gjatë ditës në Ramazan, e prish agjërimin, nëse e bën këtë gjë qëllimisht (e jo nga harresa) dhe i del sperma. Ai e ka detyrë ta kompensojë atë ditë, nëse agjërimi është farz (siç është Ramazani) dhe duhet të pendohet tek Allahu – Subhanehu ue Te’ala – sepse masturbimi nuk lejohet as gjatë agjërimit e as jashtë agjërimit.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi