Autor: Komisioni i Përhershëm i Fetvave
Burimi: Fetaua el-Lexhneti ed-Daimeh (el-mexhmu'atu thanijeh), vëll. 9/fq. 197
Pyetje: Një grua ka përdorur pika për hundën gjatë ditës në Ramadan për shkak të nevojës që kishte për to dhe ngaqë nuk merrte dot frymë nga hunda përveç se pasi që të përdorte pikat. Ajo ka vazhduar t’i përdorë ato për një numër të pacaktuar ditësh, dhe e ka përsëritur këtë në disa Ramadane, ndoshta arrin tre apo katër Ramadane, asaj nuk i kujtohet mirë, ndërkohë që gruaja e ka ditur se përdorimi i pikave në hundë, në muajin e Ramadanit, e prish agjërimin, nëse ato arrijnë në fyt. Ajo e ka ndjerë disa herë shijen e hidhur (të pikave) në fytin e saj. Kështu që, a konsiderohet i prishur agjërimi i saj që ka kaluar? Çfarë ka detyrë që të bëjë ajo për të agjëruar apo për të ushqyer?
Përgjigje: Nëse agjëruesi është i detyruar që të përdorë pikat në hundën e tij, s’ka ndonjë gjë të keqe tek kjo dhe agjërimi i tij është i saktë, përveç nëse ndjen shijen e pikave në fytin e tij, sepse kjo ia prish agjërimin dhe ia bën detyrë kompesimin e asaj dite, nëse ishte agjërim i detyrueshëm.
Dhe Allahu është Dhënësi i suksesit.
Allahu dhëntë lavdërime dhe paqe mbi Profetin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen e tij dhe Shokët e tij.
Përktheu: Alban Malaj