Autor: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (1420 h.)

Burimi: Mexhmu'u Fetaua ue Mekalat Muteneuiah, vëll. 15, fq. 259

 

Pyetje: Nëse njeriu ka dhimbje dhëmbi dhe shkon te mjeku, kështu ai ia pastron dhëmbët, apo i bën mbushje të dhëmbit, apo i heq një dhëmbë, a ndikojnë këto në prishjen e agjërimit të tij? Po ashtu, nëse mjeku i bën anestezi lokale të dhëmbit, a ndikon kjo në agjërim [1]?

Përgjigje: Gjërat që i përmende në pyetje, nuk ndikojnë në saktësinë e agjërimit dhe për të gjitha këto gjëra njeriu justifikohet. Por, ai e ka detyrë që të ruhet se mos gëlltitë ilaç apo gjak. Po ashtu edhe anestezia e dhëmbit, nuk e prish agjërimin, për faktin se ajo nuk bën pjesë te ngrënia dhe pirja. Në origjinë agjërimi është i saktë dhe i plotë.

________________

[1] Kjo (pyetje dhe përgjigje) është publikuar në librin “Tuhfetul-Ikhuan” fq. 175 të Shejkh Abdul-Aziz ibën Bazit. Po ashtu edhe në gazetën “el-Bilad” nr. 15530, më datë 9/24/1419 h.

 

Përktheu: Jeton Shasivari