Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: el-Huduud el-Faasileh bejne Usuul Menhexh es-Selefis-Saalih ue Usuul el-Kutbijjeh es-Sururijjeh, fq. 698, e Shejkh Ebu ‘Abdil-‘Alaa Khalid Ibën ‘Uthman el-Misrij

 

 

Ky është një fragment i rëndësishëm nga transkipti i telefonatës së Shejkh Ebu ‘Abdil-‘Alaa Khalid Ibën ‘Uthman el-Misrij me dijetarin e madh, Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij, me datën 27 Sheual 1429 hixhrij.

 

Shejkh Ebu ‘Abdil-‘Alaa: Kemi një person këtu që pretendon se origjina tek Ebu Is`hak el-Huuejni, Muhamed Hassani dhe Ebul-Hasen el-Misrij është që ata janë Selefijunë?!

 

Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij: Kush tha që origjina tek ata është që ata janë Selefijunë?!

 

Shejkh Ebu ‘Abdil-‘Alaa: Ai thotë se ata shfaqin Selefizmin!!

 

Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij: Origjina tek ata është se ata janë prej Ikhuanëve dhe kanë edukimin e Ikhuanëve.

 

Shejkh Ebu ‘Abdil-‘Alaa: Domethënë çështja e kushtëzimit të ngritjes së argumentit ndaj tyre, përpara se të shpallen bidatçij, a bën të thuhet kjo? A mund të thuhet se ne nuk i shpallim bidatçij ata derisa t’u ngrejmë atyre argumentin e plotë?

 

Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij: Pasha Allahun unë mendoj që ata janë bidatçij, sepse në origjinë ai nuk është Selefij, Allahu të bekoftë.

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj