Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin (1421 h.)

 

Pyetje: O Shejkh! Çfarë gjykimi ka për atë që thotë se Iblisi nuk është pabesimtar dhe se ai është betuar në Fuqinë e Allahut?

Përgjigje:  Fjala e Allahut që thotë:

إِلَّا إِبْلِيسَ أَبَىٰ وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ

 “...përveç Iblisit. Ai refuzoi, u tregua mendjemadh dhe ishte pabesimtar.” El-Bekare, 34

Si mund të thotë se ai nuk është pabesimtar! Është obligim që t’i kërkohet atij të pendohet nga kjo fjalë. Nëse ai nuk pendohet, atëherë vritet sepse e ka përgënjeshtruar Kuranin.

Ai u betua në Fuqinë e Allahut sepse e dinte se Allahu është i Plotfuqishmi, prandaj u betua në Plotfuqinë e Allahut - 'Azze ue Xhel. Po ashtu Iblisi ka thënë:

إِنِّي أَخَافُ اللَّـهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ

“Vërtet unë kam frikë Allahun, Zotin e botëve.” El-Hashr, 16

كَمَثَلِ الشَّيْطَانِ إِذْ قَالَ لِلْإِنسَانِ اكْفُرْ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِّنكَ إِنِّي أَخَافُ اللَّـهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ

“Si shejtani kur i thotë njeriut: “Mos beso në Allahun!” Por kur njeriu nuk beson në Allahun, (shejtani) i thotë: “Unë jam larg prej teje! Unë kam frikë Allahun, Zotin e botëve!” El-Hashr, 16

Porse kjo frikë e shejtanit nuk ishte frikë adhurimi. Kjo frikë është sikur frika që kemi ne nga ujku, egërsirat apo gjërat e ngjashme. Thuaj këtij vëllait që e ka thënë këtë fjalë që të pendohet tek Allahu, 'Azze ue Xhel.

Dëgjo o njeri! Thuaj këtij që të pendohet tek Allahu, 'Azze ue Xhel, dhe të mos e përgënjeshtrojë Fjalën e Allahut, 'Azze ue Xhel:

إِلَّا إِبْلِيسَ أَبَىٰ وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ

“...përveç Iblisit. Ai refuzoi, u tregua mendjemadh dhe ishte pabesimtar.” El-Bekare, 34

Përktheu: Jeton Shasivari