Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, shkëlqesi e nderuar, ky pyetës thotë: Cili është mendimi juaj për atë i cili mendon se kufri i cili të nxjerrë nga feja është vetëm me Istihlal (bërja hallall të asaj gjëje që Allahu e ka bërë haram) dhe a është e vërtet se mospajtimi i Komisionit të Përhershëm me Ali Halebiun është vetëm mospajtim sipërfaqësor?

Përgjigje: Lërini këto fjalë. Çështja e daljes nga feja (ridde-së) është sqaruar nga dijetarët më përpara, në librat e Fikhut dhe në librat e Teuhidit, kjo çështje është sqaruar. S'kemi nevojë për një person të ri që të vijë dhe t'i hutojë njerëzit me mendimet, injorancën dhe marrëzitë e tij. Nuk kemi nevojë për të këtillët! Na mjaftojnë fjalët e dijetarëve tanë dhe ajo që ata kanë shkruar në librat autentik, në librat e Fikhut dhe librat e Akides. Na mjaftojnë ato fjalë dhe ne ecim sipas fjalëve të tyre. Ne i braktisim librat e ri dhe ata që hiqen si të ditur, të cilët i bënë që të rinjtë dhe njerëzit të merren me këto gjëra.

 

Përktheu:  Jeton Shasivari