Burimi: Kasetë e Shejkh Bin Bazit, me titull “Afatul-Lisan,” min. 32:27
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=104024
Pyetje:
Allahu ju shpërbleftë, Shejkh i nderuar, autori i librit “Menhexhul-Enbija fi D’aueti il-Allahi Te’ala,” (e që është Muhamed Sururi), thotë: “I kam studiuar librat e Akides, dhe i kam gjetur ato të gjitha ‘të thata’, ngase përmbajnë hadithe dhe dispozita (ahkam).” Cili është mendimi juaj për këto fjalë?
Përgjigje, Shejkh Bin Baz:
‘Ky është një gabim i madh! Të gjitha qenkan të ‘thata’!? Kërkoj mbrojte tek Allahu. Akideja e saktë nuk është e ‘thatë.’ (Akideja është): Ka thënë Allahu dhe ka thënë i Dërguari i Tij. Nëse e përshkruan Kuranin dhe Sunnetin se janë të ‘thata,’ atëherë, kjo është riddeh (dalje) nga Islami. E lusim Allahun për mirëqenie.
El-Xhefa (neglizhim), do të thotë: të largohesh nga Feja e Allahut të Lartësuar, ky është neglizhim, largimi nga feja e Allahut dhe mos-veprimi me Sheriatin e Allahut, e në qoftë se shtojnë (ne Fe), quhet gulu (ekstremizëm). Neglizhim është ajo që të largon nga Allahu, nga Feja e Allahut. Ky nuk është neglizhim, ky është Menhexhi i të Dërguarve, ky është Menhexhi i të Dërguarve, thirrja (d’aueh) për tek Allahu si dhe sqarimi i Akides së saktë dhe paralajmërimi kundër asaj që e kundërshton atë.
Kjo shprehje është ‘e sëmurë’ dhe e ndyrë.
Pyetësi: A lejohet shitja e këtij libri?
Shejkh Bin Baz: Nëse kjo gjendet aty, nuk lejohet shitja e tij. Është obligim të griset ai libër, në qoftë se kjo gjendet aty.
Shpresojmë nga autori të na tregoj atë, në qoftë se ai (libër) shitet apo jo.
Përktheu: Jeton Shasivari